in

Presidenti Mattarella përshëndet migrantët, “të çmuar për Italinë, vendin që ata kanë zgjedhur”

Në fjalën e tij në Parlament kujton që “dinjitet është edhe lufta kundër racizmit e antisemitizmit”, “lufta pa pushim kundër trafikimit e shfrytëzimit të qenieve njerëzore”

Romë, 4 shkurt 2022 – Shëndet dhe mirëqënie; zbutje e pabarazive; paqe, drejtësi dhe institucione të forta. Këto janë tre temat kryesore të fjalimit me të cilin Presidenti i Republikës Italiane Sergio Mattarella iu drejtua dje Parlamentit pas betimit për mandatin e tij të dytë.

Italia që Sergio Mattarella dëshiron të ketë në këtë fillim të mandatit të tij të dytë është edhe Italia e migrantëve. Dhe të gjithë atyre që tashmë jetojnë në Itali, atyre që vënë jetën në rrezik për të mbërritur, atyre që janë viktima të trafikantëve dhe shfrytëzuesve, Presidenti i Republikës iu drejtua në disa momente të fjalës së tij dje pasdite, teksa i tregonte parlamentit, pas betimit, se “horizonti që kemi përpara”, është një vend që duhet të zhvillohet në unitet” dhe në të cilin “pabarazitë – territoriale dhe shoqërore – që përshkojnë komunitetet tona të reduktohen”.

Mattarella kujtoi italianët jashtë vendit, emigrantë edhe ata: “Përshëndetjet e mia të përzemërta shkojnë për shumë bashkatdhetarë tanë të pranishëm në të katër anët e globit, së bashku me mirënjohjen për kontributin që ata japin për njohjen e identitetit italian në botë”. Menjëherë më pas, Presidenti kujtoi të huajt që jetojnë në Itali duke u përcjellë “një mesazh miqësie për komuniteteve të shumta të huaja të pranishme në Itali: dashuria e tyre për vendin tonë në të cilin ata kanë zgjedhur të jetojnë dhe kontributi i tyre në jetën e shoqërisë sonë janë të çmuar“.

Një nga fjalët kyçe të fjalimit të presidentit ishte “dinjiteti”, që ka “një kuptim të tij etik dhe kulturor që lidhet ngushtë me vlerën e individëve dhe vë në lëvizje të gjithë shoqërinë”. Dinjiteti mohohet nga vdekjet në punë, varfëria dhe pasiguria, dhuna ndaj grave, braktisja e shkollës, mafia dhe shumë plagë të tjera.

Dinjitet është – shtoi Presidenti i Republikës –të luftosh kundër racizmit dhe antisemitizmit, agresioneve të patolerueshme, jo vetëm ndaj minoriteteve të bëra objekt dhune, fizike apo verbale, por ndaj ndërgjegjes së secilit prej nesh”. Për më tepër, “dinjiteti ynë vihet në pikëpyetje nga migrimet, veçanërisht kur nuk jemi të aftë të mbrojmë të drejtën e jetës, kur u mohojmë faktikisht dinjitetin njerëzor të tjerëve“. Dhe është “para së gjithash dinjiteti ynë ai që na kërkon të luftojmë pa pushim trafikimin dhe shfrytëzimin e qenieve njerëzore“.

Fjala e plotë e Presidentit Mattarella:

Dekreti i flukseve. Nisen kërkesat, ç’ndodh me to?

“La macchina delle Immagini di Alfredo C.” i Roland Sejkos nga marsi në kinema