in ,

Dekreti i flukseve. Nisen kërkesat, ç’ndodh me to?

Cili është rrugëtimi i kërkesave për përfitimin e një prej kuotave të vëna në dispozicion nga dekreti i flukseve

Romë, 2 shkurt 2022 – Pasi kërkesat për një kuotë të dekretit të flukseve përcillen online (për punë josezonale, të pavarur e konvertime nga 27 janari e për punë sezonale nga 1 shkurti deri më 17 mars 2022) ndjekin një rrugëtim që shpesh zgjat për disa (tepër) javë. Çfarë ndodh me kërkesat?

1.         Përpunimi i kërkesave: verifikimi i përmbushjes së kritereve ekonomike/kontraktore dhe i mungesës së pengesave të karakterit penal

Prefektura kompetente (e identifikuar në bazë të qytetit ku punëdhënësi ka paraqitur kërkesën) përpara dhënies së autorizimit kërkon mendimin e Drejtorisë Krahinore të Punës dhe të Kuesturës.

Drejtoria Krahinore e Punës merret me verifikimin e rregullsisë së punëdhënësit, të kontratës së ofruar nga punëdhënësi që synon të punësojë shtetasin e huaj, e më pas jep një mendim negativ ose pozitiv.

Kuestura kompetente e vendit të punës verifikon “mos rrezikshmërinë” e  punonjësit të huaj.

Duhet mbajtur parasysh se edhe punëdhënësi i nënshtrohet kontrollit: vlerësohet jo vetëm kapaciteti ekonomik i tij, por edhe mungesa e dënimeve për disa vepra penale në çështje imigracioni (që kanë të bëjnë, për shembull,  me imigracionin e paligjshëm ose me punësimin e të huajve të parregullt).

Pasi të jenë bërë këto kontrolle, kuestura i jep mendimin e saj Prefekturës.

2.         Lëshimi i autorizimit dhe përcjellja ambasadës italiane në Shtetin e punonjësit

Autorizimi (nulla osta) lëshohet nga Prefektura. I komunikohet punëdhënësit, i cili duhet të njoftojë punëtorin, dhe ambasadës italiane në shtetin e këtij të fundit. Nulla osta është e vlefshme për 6 muaj, afat brenda të cilit duhet të lëshohet viza e hyrjes për punonjësin.

3.         Lëshimi i vizës së hyrjes nga përfaqësia italiane në vendlindjen e punonjësit

4.         Ardhja në Itali dhe paraqitja brenda 8 ditëve në Prefekturë

Brenda 8 ditëve nga hyrja në Itali, shtetasi i huaj dhe punëdhënësi duhet të shkojnë në Sportëlin Unik për Imigracionit të prefekturës për të nënshkruar kontratën e qëndrimit. Të huajit i dorëzohet një kit postar për të kërkuar lejen e qëndrimit.

5.         Nisja në një zyrë poste e kitit postar me kërkesën për lejeqëndrim kuesturës kompetente

Shkrim i avokates Federica Merlo për Stranieriinitalia.it

In italiano: Decreto Flussi: quali sono i passaggi dopo aver inviato la domanda?

Mbi të njëjtën temë lexo edhe:

Dekreti i flukseve. Nga sot paraqiten kërkesat për punonjësit sezonalë

Presidenti Mattarella përshëndet migrantët, “të çmuar për Italinë, vendin që ata kanë zgjedhur”