in

Prezantohet #ColorsofAlbania, Kryeministri: Kemi potenciale të mëdha turisike

U prezantua dje në Tiranë nisma “Colors of Albania” e mbështetur nga Telekom Albania që synon promovimin e vlerave turistike e historike të Shqipërisë, ku i pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Edi Rama i cili ka deklaruar se Shqipëria ka potenciale të shumta turistike.

“Nisma është një mundësi e mirë për të rinjtë. Jemi të interesuar për çdo nismë novatore. Kërkojmë që Shqipëria të bëhet edhe shumë më e mirë, më e dashur, jo për atë që ka si pasuri natyrore, por për atë që mund t’iu japë të gjithë atyre që jetojnë. Më kujtohet një shprehje që e kam dëgjuar, “Nuk jetohet dot mirë në një vend që nuk frymëzon imagjinatën e njeriut për të parë sesa ende më mirë mund të jetohet”. Shqipëria është vendi që e ka këtë kapacitet. Na takon ne si qeveri, bashkive, administratorëve në nivel qendror e vendor që të shfrytëzojnë potencialet e vendit për të krijuar kushte që stimulojnë imagjinatën. Shqipëria ofron potenciale të shumta turistike” ka thënë Rama.

#ColoursofAlbania është konkursi fotografik në mediat sociale për promovimin e Shqipërisë. Me këtë nismë, kushdo mund të bëhet “ambasador” i Shqipërisë duke përcjellë përmes fotografive më të bukurën e vendit të tij.

Konkursi është i hapur për të gjithë shqiptarët, veçanërisht të rinjtë, të apasionuarit pas fotografisë, udhëtimit, artit, kulturës, natyrës. Fituesit do të përzgjidhen mes postimeve që do të bëhen deri më datë 31 korrik 2016.

Lexo edhe: #ColoursofAlbania. Trego me një fotografi sa e bukur është Shqipëria

 

Plazhet e Jugut të Shqipërisë, surpriza e kësaj vere. Edhe për Corriere della Sera

L’Italia senza immigrati? Non si reggerebbe in piedi