in

Prezantohet në Romë “La Calabria Albanese”

Takimi më 29 tetor në orën 18 në librarinë L’Argonauta, via Reggio Emilia 89, Romë.

Këtë të enjte, më 29 tetor, në librarinë L’Argonauta në Romë do të zhvillohet prezantimi i librit “La Calabria Albanese”. Vëllimi, i botuar në vitin 2013, synon përcjelljen pranë lexuesit të historisë, ekonomisë e kulturës së komunave italo-shqiptare të Kalabrisë.

Takimi do të çelet me përshëndetjen e Ambasadorit Neritan Ceka dhe të përgjegjësit të shtëpisë botuese “Rubbettino” Luigi Franco. Në prezantimin e “La Calabria Albanese” do marrin fjalën Fulvio Mazza, redaktor i librit, Fausto Cozzetto, konsulent shkencor dhe Caterina Zuccaro, gazetare e përkthyese, e cila koordinon tryezën e folësve.

Aktiviteti, i organizuar nga Ambasada shqiptare në Romë, përfshihet në nismat e organizuara nga kjo përfaqësi për të sjellë kulturën e gjuhën arbëreshe në kryeqytet, ku, veç promovimit pranë publikut të gjerë italian, arrihet edhe më pranë vendimmarrësve të politikës italiane, me të cilët po kryhet një punë sensibilizuese që synon edhe mbështetjen më të madhe të mësimdhënies së gjuhës arbereshe. Në këtë kuadër, Ambasada do të organizojë edhe të tjera aktivitete gjatë muajve në vijim.

Prezantimi i “La Calabria Albanese” nis në orën 18 në librarinë L’Argonauta, via Reggio Emilia 89, Romë.

“La Calabria Albanese” është vëllimi i 21-të i serisë “Le città della Calabria” (qytetet e Kalbarisë), një bashkëpunim mes shtepisë botuese “Rubbettino” dhe Banca Popolare del Mezzogiorno.

 

Qendra pritjeje për 100 mijë refugjatë në Ballkan, përfshirë Shqipërinë

Mario Peqini në garë për titullin “Il più grande pasticcere”