in

Prezervativë të falsifikuar nga Kina drejt Shqipërisë. Sekuestrohen në portin kalabrez

Guardia di Finanza ka sekuestruar në portin e Gioia Tauros 90 mijë prezervativë me markë të falsifikuar

Romë, 26 janar 2012 – Guardia di Finanza, bashkë me agjentë të Doganave të portit kalabrez të Gioia Tauros kanë zbuluar një konteiner me 90 mijë prezervativë me markë të falsifikuar. Malli ishte imbarkuar në portin kinez Ningbo dhe kishte si destinacion Durrësin.

Mospërputhjet në dokumentacion dhe kontrolli i teknikëve të shoqërisë titullare të markës kanë konfirmuar dyshimin fillestar i financierëve mbi vërtetësinë e markës së prezervativëve. Financierët kanë sekuestruar konteinerin dhe kanë nisur hetimet për gjetjen e personave përgjegjës për veprën penale të importimit të paligjshëm të mallrave të falsifikuar.

Gjithnjë në portin e Gioia Tauros, shtatorin e vitit të shkuar janë sekuestruar 3 milionë prezervativë me markë të falsifikuar. Edhe atëherë malli ish nisur nga Kina për në Shqipëri.

Lin Delija e Ibrahim Kodra ‘kthehen’ në atdhe për 100-vjetorin

Kuvendi ngre komision hetimor për shkarkimin e Kreshnik Spahiut