in

Prokuroria belge i përkushton një sallë Ina Ramës

Përpara disa ditësh Prokurorja e Përgjithshme e Shqipërisë Ina Rama, zhvilloi një vizitë në Mbretërinë e Belgjikës, e ftuar nga pala belge. Më këtë rast asaj iu bë një vlerësim disi i veçantë: sallës kryesore të mbledhjeve në Prokurorinë Federale të Mbretërisë së Belgjikës iu vu emri i saj.

Siç bën të ditur dhe faqja zyrtare e Prokurorisë së Përgjithshme Shqiptare, kjo qe një shenjë mirënjohjeje dhe nderimi për bashkëpunimin mes dy prokurorive. Gjatë vizitës kryeprokurorja shqiptare nënshkroi dhe një marrëveshje dypalëshe, gjë që e ngre në një nivel akoma më të lartë lidhjen mes dy institucioneve.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, përveç Prokurorit Federal të Belgjikës  Johan Delmulle dhe kreut të Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare Ina Rama, qenë të pranishëm edhe kuadro dhe drejtues të Ministrisë së drejtësisë dhe të Policisë belge dhe përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian.

 

Lega: “Karta e identitetit të zgjasë sa leja e qëndrimit”

KE: “Të rivendosen vizat për vendet e Ballkanit Perëndimor”. Rrezikon edhe Shqipëria?