in

Protestë “Mutanda Day” kundër taksës mbi lejet e qëndrimit

Në Torino, Vicenza, Napoli, imigrantët manifestojne kundër taksës së re mbi lejet e qëndrimit: “I japim edhe të mbathurat tona, nëse nevojiten për të shpëtuar Italinë ku jetojmë edhe ne por në asnjë mënyrë nuk pranojmë taksën raciste mbi dokumentin e qëndrimit”

Romë, 6 shkurt 2012 – “I japim edhe mbathjet tona si dhuratë qeverisë Monti, nëse këto nevojiten për të shqpituar Italinë në këtë periudhë krize që vuajmë edhe ne imigrantët, por nga ana tjetër kërkojmë që të hiqet menjëherë taksa ksenofobe mbi lejet e qëndrimit”.  Këto janë fjalët që Aboubakar Soumahoro,  përgjegjës kombëtar për imigracionin i USB-së (unione sindacati di base), thotë me megafon përballë prefekturës së Torinos të premten me rastin e manifestimit të protestës “Mutanda day” kundër taksës mbi lejet e qëndrimit.

Për të shpjeguar parimin diskriminues të kësaj takse, Soumahoro thotë “është njësoj si t’i kërkosh një shtetasi italian që paraqet kërkesë për vendbanim në një komunë të ndryshme nga ajo e lindjes, të paguajë një taksë të posaçme. Kështu kush ka lindur në Napoli Catanzaro o Roma, do t’i duhej të paguante një taksë më shumë për të marrë rezidencë në Milano, Torino, Varese apo anasjelltas”.

Manifestime të ngjashme me atë të Torinos janë organizuar të premten e shkuar nga USB edhe në Napoli e Vicenza por sindakalistët premtojnë të organizojnë “Mutanda day” edhe përpara parlamentit në Romë, ku do të sjellin “mbathjet e valëvitura ne sheshet e qyteteve të ndryshme të Italisë”.

Katër persona në gjyq për aksidentin në punë që la të paralizuar Shaban Hasajn

Me tre plumba këmbëve, braktiset në spitalin San Martino në Genova