in

Punëdhënësi i arrestuar për vdekjen e punëtorit: “Doja ta ndihmoja”

I arrestuar pas vdekjes së 44 vjeçarit Ndoc Gomila, punëdhënësi Ndreu i arrestuar për vrasje nga pakujdesia mundohet të shpjegojë se donte t’i jepte një dorë bashkatdhetarit të tij. Edhe familjarët e viktimës i dalin në mbrojtje

Romë, 30 gusht 2011 – “Ishte herë e parë që vinte me mua. E dija që ishte në vështirësi ekonomike dhe doja vetëm t’i jepja një dorë”. Kështu u tregon karabinierëve Renato Ndreu, sipërmarrësi i vogël në ndërtim që u arrestua dje në Castelfiorentino të Firencës pasi bashkatdhetari Ndoc Gomila 44 vjeç , vdiq gjatë një inspektimi të çatisë së një kapanoni. Dy shqiptarët, që të dy të martuar e me fëmijë, banorë në  Castelfiorentino njiheshin prej kohësh. Edhe familjarëte viktimës, të dëgjuar nga karabinierët, duket se janë shprehur në favor të Ndreut, duke u përpjekur të shpjegojnë se ai po përpiqej të ndihmonte të afërmin e tyre dhe se ajo që ndodhi “ishte veç një fatkeqësi”.

Të mërkurën në burgun e Sollicianos do të bëhet konvalidimi i masës së arrestit.

Si të kontaktoj konsullatën shqiptare në Milano?

Kleriku i Serbisë ngatërron çështjen e Kosovës me punët e perëndisë