in

Punëdhënësit Ndreu i jepet masa e arrestit shtëpiak

Renato Ndreu i arrestuar pak ditë më parë për vdekjen në punë të Ndoc Gomilës i jepet masa e arrestit të shtëpisë. Me lot në sy i shpjegon gjykatësit se ishte vetë Gomila, baba i tre fëmijëve që i kërkonte ta ndihmonte duke e marrë në punë

Romë 31 gusht 2011 – Del nga burgu për t’u mbyllur në arrest shtëpie Renato Ndreu, 36 vjeç, titullari i firmës së ndërtimit arrestuar dy ditë më parë në Castelfiorentino pas vdekjes së bashkatdhetarit Ndoc Gomila gjatë inspektimit të çatisë së një kapanoni që do të ristrukturonin.

Gjykatësi për hetimet paraprake ka konvaliduar arrestin por e ka zbutur atë nga arrest në burg në arrest shtëpie. Përpara gjykatësit, ka shpjeguar avokati, Antonio D’Orzi,  Ndreu “ka nisur të qajë e ka shpjeguar se përpiqej vetëm t’i jepte një dorë Gomilës, që jetonte ne Castelfiorentino përballë shtëpisë së tij, ka tre fëmijë e që prej kohësh i kërkonte t’i jepte punë për të fituar ndonjë para”.

Ndreu ka shpjeguar gjithashtu se është artizan, në sektorin e izolimit të çative dhe që punon vetëm. Sipas rrëfimit të tij, dy ditë më parë kishte marrë me vete Gamilën për të transportuar ca materiale që do t’i duheshin për punën që do të kryente në kapanon.

Berisha: “Të ngremë një muze në Spaç për krimet e komunizmit”

Coppola në Durrës: “Vite më parë e dija që ekzistonte një vend ku nuk mund të shkoja. Shqipëria”