in

Punonjësit sezonalë. Bëhet shpërndarja provinciale e kuotave

Ministria e Punës ka bërë shpërndarjen në territor të dy të tretave të kuotave të dekretit të flukseve. Duke u bazuar në kontratat e lidhura vitin e shkuar. Qarkorja me tabelat

Romë, 27 mars 2013 – Dje kanë nisur paraqitjet on line të kërkesave për punësimin e 20 mijë punonjësve jokomunitarë sezonalë të autorizuar të hyjnë në Itali nga dekreti i ri i flukseve. 2/3 e këtyre hyrjeve janë shpërndarë tashmë nëpër provincat e ndryshme nga ministria e Punës.

Këtu poshtë gjeni kuotat për çdo provincë, të bashkangjitur edhe një qarkore të shpërndarë dje nga Drejtoria e përgjithshme e imigracionit, në të cilën kujtohet që për vitin 2013 janë autorizuar 5 mijë hyrje më pak se vitin e shkuar. Kjo është bërë për të favorizuar ripunësimin e punonjësve sezonalë që gjenden në Itali (e që mund të nënshkruajnë kontrata të reja pa u kthyer në atdhe), dhe sepse falë hyrjeve shumëvjetore, ndërmarrjet mund të sjellin punonjësit “e besuar” pa kaluar përmes dekretit të flukseve.

Tani për tani janë shpërndarë 20 mijë kuota, 10 mijë të tjera mbahen si rezerve. Si kriter për shpërndarjen paraprake është mbajtur parasysh numri i autorizimeve të lëshuara vitin e shkuar, por edhe i kontratave efektivisht të lidhura. Duket se në provinca të ndryshme ka pasur një dallim të madh mes dy shifrave: praktikisht ndërmarrjet kanë sjellë në Itali punonjës që më pas nuk i kanë punësuar.

Shkarko Qarkoren e ministrisë së Punës

Venecia. Klasa multietnike fiton çmimin e ‘identitetit’

Tiranë. Vidhen disa pllaka nga monumenti “Pavarësia”