in

Punonjësit sezonalë. Gati dekreti i flukseve për 30 mijë persona

Ka nisur numërimi mbrapsht për të huajt që do të punësohen për disa muaj në bujqësi e turizëm. Kërkesat do të paraqiten online

Romë, 6 mars 2013 – Do të jenë 30 mijë punonjësit sezonalë jokomunitarë që këtë vit do të mund të vijnë në Itali me dekretin e flukseve. Krah pune për disa muaj, shumë i vyer veçanërisht për sektorin e bujqësisë dhe tashmë i domosdoshëm për hotelet e restorantet.

Sipas informacioneve të para jo zyrtare që duhet të konfirmohen ditët e ardhshme, qeveria ka miratuar një dekret të ri fluksesh, por punëdhënësit do të mund të paraqesin kërkesat vetëm pasi teksti të ketë bërë rrugëtimin formal e të jetë botuar në Gazetën Zyrtare. Edhe këtë radhë do të mund ta bëjnë vetëm online, personalisht apo me ndihmën e shoqatave të kategorisë.

Si gjithnjë, dekreti do të përcaktojë një listë vendesh prej nga mund të mbërrijnë punonjësit. Nuk duhet të ketë ndonjë ndryshim nga viti i shkuar kur kishte kuota për punonjës me prejardhje nga: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Algjeria, Bangladeshi,  Egjipti, Filipine, Gambia, Gana, India, Maroku, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistan, Senegal, Serbia, Sri Lanka, Ukraina, Tunizia.

“Shpresojmë që dekreti të mbërrijë sa më shpejt në Gazetën Zyrtare, në mënyrë që të mund të sjellim punonjësit në kohë për të korrat e para” thotë Romano Magrini, përgjegjës për politikat e punës i Coldiretti. “Gjithsesi, këtë vit – sinjalizon Magrini – situata është më e mirë se vitet e shkuara, sepse tashmë janë operative autorizimet për hyrjet shumëvjetore, që lejojnë sjelljen në Itali, në çdo moment të vitit, me procedurë të thjeshtëzuar, pavarësisht shpalljes së dekretit”.

Elvio Pasca

Shfuqizohet moratoriumi i skafeve

Alba Dorata: “Immigrati nei forni, ne faremo sapone”