in

Që Elhaida Dani të fitojë, sonte varet vetëm nga televota

The voice of Italy: Si do të votohet sot

Katër finalistët janë Veronica De Simone për skuadrën e Raffaella Carrà-së, Silvia Capasso (Noemi), Timothy Cavicchini (Piero Pelù) dhe natyrisht Elhaida Dani e skuadrës së Riccardo Cocciante-s. Do të këndojnë që të katërt live të shoqëruar nga 12 muzikantë dhe trupa e baletit.

Varet vetëm nga publiku kush do të jetë ZËRI I ITALISË.

Ja si do të votohet në finale:

Pas performancës së parë, do të bllokohet televota. Për secilin prej 4 finalistëve do të mblidhen votat e dhëna me telefon dhe ato të mbledhura me shkarkimet e këngëve të tyre nga iTunes (çdo shkarkim kënge vlen dy pikë) e do të përpilohet renditja.

Tre të parët kalojnë në fazën e mëpasshme. Janë ata që do të vazhdojnë garën me një performancë të re, që do të vlerësohet me televotë. Rezultati i kësaj televote të dytë i mbledhur me votën e parë (televotë+shkarkime) do të përcaktojë dy këngëtarët finalistë.

Publiku duhet të japë edhe njëherë votën e tij për një prej këtyre dy finalistëve të fundit: kjo televotë e tretë e mbledhur me dy të parat do të përcaktojë edhe fituesin e The Voice of Italy 2013.

Kuvendi miraton me konsensus të ashtuquajturat ligje të integrimit

Elhaida Dani shpallet fituesja e The Voice Of Italy (video)