in

Qeveria e gatshme të rrisë kohëzgjatjen e lejeqëndrimeve

Po mbërrin revolucioni që do të reduktojë edhe peshën e taksës së re. Riccardi: “Do të zhdukim normat rënduese dhe vonesat”. PD: “Shumë mirë, kështu edhe Vendi shkon përpara”

Romë, 23 shkurt 2012 – Zërat e korridoreve që kanë qarkulluar ditët e shkuara duken gjithnjë e më të vërtetë: do të jetë rritja e kohëzgjatjes së lejeve të qëndrimit (flitet edhe për dyfishim të kohëzgjatjes) risia kryesore e “revolucionit” mbi të cilin po punon qeveria. Procedura të reja, përdorimi më i gjerë i informatikës, duhet të shkurtojnë edhe kohën për lëshimin apo përtëritjen e lejes së qëndrimit.

Risitë do të mbërrijnë brenda pak ditëve, me një normë të posaçme ose me një amendament në dekretin e thjeshtëzimeve që po shqyrtohen në Parlament. Me rritjen e kohëzgjatjes së lejeve, do të ndërhyhet tërthorazi edhe për lehtësimin e taksës që hyri në fuqi nga 30 janari, duke zgjatur kështu periudhën kohore nga një pagesë e taksës në tjetrën.

Të martën, ministri i Integrimit, Andrea Riccardi ka thënë në Senat: “Me ministrin e Brendshëm Cancelllieri jemi dakord të zhdukim të gjitha ato normativa rënduese, ato vonesa të pashpjegueshme, ato ngadalësi burokratike që janë poshtëruese për imigrantët që duhet të kërkojnë lejeqëndrimet, certifikatat apo dokumente të tjera”.

Për Livia Turco (PD), “Zërat mbi dekretin që qeveria po shqyton për të korrigjuar taksën e padurueshme mbi imigrantët na konfirmojnë që, me lënien pas krahëve të frymës legiste në qeveri, Vendi i rikthehet arsyetimit me seriozitet e pa frikë, sepse edhe ndërhyrjet mbi imigracionin janë të nevojshme për rritjen e Italisë”.

Më pak i kënaqur legisti Roberto Maroni, që deklaron se është “ideologjikisht kundër” një ndërhyrjeje që të reduktojë taksën mbi lejet e qëndrimit. “Pikërisht tani që po kërkohen sakrifica të shumta, të lësh që të rëndojnë mbi italianët taksat e imigrantëve është diskriminim në të kundërt”.

Lexo edhe: Lejeqëndrimi. Ministri i brendshëm: “Revolucion brenda shkurtit”

Padova. E gjejnë të vdekur në makinë të tij 21-vjeçarin Kapaj

Kërcënon të hidhet nga çatia nëse nuk e paguajnë