in

“Still Untitled” – Sislej Xhafa në Napoli

“Still Untitled” është titulli i ekspozitës personale të artistit të njohur kosovar Sisjel Xhafa në Muzeun e Artit Bashkëkohor Donna Regina (M.A.D.R.E) në Napoli. Nga 21 prilli deri më 12 shtator veprat e tij, që përfshijnë disa zhanre, video, instalacione etj do të sjellin për artdashësit kërkimet e tij mbi realitetet e ndryshme të shoqërisë së sotme. Kritika e ka vlerësuar artistin e lindur në Pejë që në vitin 1997, kur Bienalen e Venecias, në një kohë kur Shqipëria nuk kishte një pavion të vetin, i veshur si një futbollist me ngjyra kuqezi e me flamurin shqiptar të ngulur në çantën e shpinës, me një top në dorë, kishte krijuar “Ilegal Albanian Pavillion”. Një formë origjinale dhe ironike për të tërhequr vëmendjen. Që atëherë Xhafa ka ekspozuar në shumë vende të botës, i pritur si një prej artistëve më interesantë dhe ironikë.

“Realiteti është më i fortë se sa arti. Si artist unë nuk dua të reflektoj realitetin, por dua ta marr në pyetje”, kjo është një nga frazat kuptimplota të Sislejt, e përmbajtur në katalogun e ekspozitës së Napolit dhe një prej lajtmotiveve të krijimtarisë së tij.

Shkolla Scanderbeg binjakëzohet me shkollën shqipe të Worcester, ShBA

Nisin në maj punimet e rrugës së re Tiranë-Elbasan