in

Rama: “29 nëntori, dita që askush nuk mund të fshijë nga kujtesa e historia”

Edi Rama e përfaqësues të tjerë të opozitës bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve në kujtim të 67 vjetorit të çlirimit të Vendit

Tiranë 29 nëntor 2011 – “Gëzuar ditën e Çlirimit të vendit, 29 nëntorin, ditën e patjetërsueshme të triumfit mbi të keqen, ditën që u kujton shqiptarëve orët e vështira të paraardhësve tanë. Veteranët u vendosën në anën e duhur, në ditën që e bashkon Shqipërinë me forca e lirisë dhe demokracisë, ditën që askush nuk mund ta fshijë nga kujtesa dhe librat e historisë. Ditën që e bën me turp këdo që përpiqet të vërë dorë mbi të”.  Ky është urimi i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, që bashkë me drejtues të tjerë të partive të majta opozitare, me veteranë të Luftës, kujtuan sot të rënët në luftën për çlirim, duke bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut dhe vendosur kurora me lule tek memoriali “Nënë Shqipëri.”

Rama shoqërohej nga nënkryetari socialist i Kuvendit, Namik Dokle, deputetë të grupit parlamentar të PS-së dhe nga drejtues të partive të majta aleate.

Pas homazheve, Rama uroi “29 Nëntorin, ditën e Çlirimit të vendit”, duke theksuar se “kjo është dita që u kujton të gjithë shqiptarëve se në orët e këqija të historisë paraardhësit tanë, veteranët e luftës, u vendosën në anën e duhur të historisë; është dita që e bashkoi Shqipërinë me forcat e lirisë dhe demokracisë; dita që askush nuk mund ta fshijë as nga kujtesa, as nga librat e historisë; është dita që bën qesharak dhe me turp këdo që përpiqet të vërë dorë mbi të”.

Edhe sivjet, ashtu siç është bërë traditë vitet e fundit, klasa politike shqiptare feston e ndarë 29 nëntorin, ditën e çlirimit të Shqipërisë. Edhe pse me protokoll data 29 Nëntor nuk është ndryshuar (kjo datë ka mbetur ditë zyrtare pushimi), e djathta prej disa vitesh feston në datën 28 Nëntor edhe  festën e Çlirimit të vendit  së bashku me atë të Pavarësisë. Edhe dje, mazhoranca nderoi ditën e pavarësisë së vendit dhe njëkohësisht ditën e Çlirimit të Shqipërisë duke vendosur kurora me lule në varrezat e Dëshmorëve. Gjë që e majta po e bën sot, më 29 nëntor.

Kreu i opozitës, Edi Rama,  zgjodhi që ditën e Pavarësisë ta festonte mes shqiptarëve të Kosovës. Gjatë qëndrimit treditor në Kosovë, ai u takua me Presidenten Atifete Jahjaga, kryetarin e Parlamentit, Krasniqi, kryeministrin Thaçi, kreun e LDK-së, Mustafa e atë të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Sot, i kthyer në Tiranë, veç homazheve në varrezat e dëshmorëve po bën edhe disa vizita pranë familjeve të dëshmorëve.

 

Fatkeqësi në punë. Shpëton paq një punëtor shqiptar

Padova. Imigrantët zgjedhin përfaqësuesit e tyre