in

Kryeministri Rama në Bari: “Duam të jemi tokë shprese për sipërmarrësit”

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën zyrtare në Itali nga Bari. Mbrëmë takim me sipërmarrës të Puglia. Sot paradite me guvernatorin Vendola

Romë, 12 dhjetor 2013 – “Gjej rastin të uroj kryeministrin shqiptar për fitoren e zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe t’i përtërij ndjenjat e miqësisë së lashtë me popullin shqiptar”. Kështu është shprehur Nichi Vendola, guvernator i Puglias në takimin me kryeministrin Edi Rama, që sot paradite ndodhej në Bari për të marrë pjesë në konferencën Alterenergy.

Nga anë e tij, kryeministri Rama ka deklaruar: “Italia për ne ka qenë gjithnjë tokë e shpresës, por vizita ime sot shërben për të nënvizuar që Shqipria përfaqëson një tokë shprese për sipërmarrësit italianë. Kemi nisur në Puglia udhëtimin tonë që ka disa etapa për të dhënë një mesazh të thjeshtë e të qartë: ne duam të presim krahëhapur të gjithë imprenditorët që duan të investojnë jashtë, të përfitojnë nga kostot e punës dhe tatimi konkurrues. Dua të shpreh edhe vullnetin e madh të qeverisë sonë për të përshpejtuar procedurat burokratike”.

Vizita ime në Puglia – ka përfunduar Rama – është edhe një rast për të takuar guvernatorin Vendola e për të vazhduar atë dialog të nisur vite më parë në Tiranë e për ta falënderuar për të gjithë mbështetjen ndaj popullit shqiptar”.

Vendola ka shprehur “interesin nga anë e krahinës së tij për jetën e një vendi vëlla të Italisë” dhe ka uruar që “marrëdhëniet mes sistemit ekonomik e sipërmarrës të Puglias e të Shqipërisë të intensifikohen edhe më shumë”.

Presidenti i Puglias ka shpjeguar se krahina e tij është shumë e interesuar për shkëmbimet në aspektin e sipërmarrjeve. “Mbrëmë kryeministri shqiptar ka pasur rastin të takojë sipërmarrës puljezë – ka vazhduar Vendola – shumë nga të cilët prej vitesh janë protagonistë në jetën ekonomike shqiptare. Takime të këtij lloji përforcojnë marrëdhëniet dhe njohja e vazhdueshme mund paragjykimet. Nga të dyja palët”.

Rama pritet këtë pasdite në Romë, ku në orën 14.30 do të ketë takime në Confindustria, ndërsa në orën 18.00 do të takojë kryeministrin italian Enrico Letta.

Shqiptari i Italisë

Rimesse. 6,8 miliardi di euro spediti in patria dagli immigrati in UE

Letta: “Në rrugën drejt BE-së, Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Italisë”