in

Reforma e shtetësisë për brezat e dytë, rinis diskutimi në Senat

Vazhdon diskutimi në linja të përgjithshme. Forza Italia shprehet kundër duke u justifikuar me “fluksin e lartë migrator”. Ndërkaq në komision mbërrin edhe reforma kushtetuese e reforma e shtetësisë rrezikon të lihet sërish mënjanë

 

Romë, 13 janar 2016 – Me rifillimin e punimeve të Senatit ka rinisur rrugëtimin parlamentar edhe reforma e shtetësisë për bijtë e imigrantëve. Rregullat e reja për t’u bërë italianë janë sërish në rend të ditës në Komisionin për Çështjet Kushtetuese, që po shqyrton tekstin e miratuar tetorin e shkuar në Dhomën e Deputetëve, që bashkon parimin ius soli (e drejta e shtetësisë sipas vendit të lindjes) me atë ius culturae (njohja e shtetësisë bazuar mbi formimin kulturor). Sipas këtij teksti, do t’u jepet shtetësia italiane të lindurve në Itali nga të huaj me kartë qëndrimi dhe atyre që, të lindur apo të ardhur në Itali para se të mbushin 12 vjeç, ndjekin të paktën një cikël shkollor për të paktën pesë vjet.

Në Komision po bëhet akoma diskutimi në linja të përgjithshme, pas të cilit do të kalohet në prezantimin e votimin e amendamenteve.

Dje në mëngjes senatori PD Giorgio Pagliari e quajti tekstin “të ekuilibruar” dhe që “lehtëson integrimin e të miturve”, diskutimi i të cilit duhet duhet të bëhet “krejtësisht i ndarë nga çdo konsideratë mbi pritjen e azilkërkuesve”. Ndërsa Bartolomeo Amidei dhe Stefano Bertaccio të partisë Forza Italia kritikuan tekstin duke u justifikuar me “flukset aktuale të larta të migrantëve”, konfirmuan kundërshtinë e partisë së tyre ndaj ius soli-t dhe floën për “pasoja shqetësuese në rrafshin demografik, kulturor dhe ekonomik”.

Diskutimi do të vazhdojë ditët e ardhshme por ndërkohë del në plan të dytë sepse në Senat mbërrin reforma kushtetuese. E miratuar njëherë nga të dyja dhomat e Paramentit, sapo është kthyer për shqyrtim në Pallatin Madama dhe është futur në rend të ditës të Komisionit për Çështjet Kushtetuese për sot.

Gjithsesi reforma kushttuese nuk duhet t’i marrë shumë kohë komisionit, meqë teksti i saj është “i blinduar”. “Jam e mendimit ta mbyllim sa më shpejt – shpjegoi kryetarja Anna Finocchiaro – sepse në Komision kemi një numër të lartë masash urgjente në pritje: nga ajo mbi shtetësinë, te reforma e sektorit të tretë e të djera si disiplinimi i aksesit në internet…”.

EP

 

Regjistrimi i shqiptarëve jashtë atdheut, Qeveria miraton projektligjin

Biznes në Shqipërinë e raskapitur nga korrupsioni e papunësia