Diskutimi i përgjithshëm u mbyll para ndërprerjes verore të punimeve në Komisionin e çështjeve kushtetuese të Dhomës së Deputetëve, por akoma pritet të nxirret një teks i unifikuar. Por kundërshtimet e Legës dhe të PdL-es e bëjnë gjithnjë e më të vështirë gjetjen e një pike të përbashkët
Romë, 6 shtator 2012 – Ku përfundoi reforma e shtetësisë? Dhoma e Deputetëve dhe Senati hapën dyert pas ndërprerjes verore të punimeve, por janë gjithnjë e më të paktë ata që shpresojnë se nga ky parlament mund të dalin vërtet rregulla të reja për shtetësinë e të huajve, qoftë edhe për atë të të miturve, ku fillimisht dukej sikur mes forcave kishte vullnet që shkonte në të njëjtin drejtim.
Ndonjë shpresë e vakët ishte ndezur në Dhomën e Deputetëve në qershor, kur në komisionin e çështjeve kushtetuese kishte nisur diskutimi mbi projekt-ligjet e ndryshme kushtuar brezave të dytë. Përqendrimi vetëm në të drejtat e të miturve fillimish u duk si një rrugë e mirë e shkurtër për të arritur një pjesë të rezultateve, por diskutimi që u tërhoq zvarrë deri në fund të korrikut tregoi që as kjo nuk ishte e vërtetë.
Në rreth dhjetë seancat dedikuar shqyrtimit në përgjithësi të projektligjeve, qëndrimet e deputetëve të Legës dhe të Popullit të Lirive, në fakt, nuk ndryshuan. Të parët deklaruan gjithnjë që ligji aktual nuk duhet të preket, ndërsa të tjerët pranuan që ka nevojë për disa modifikime, por që ky nuk është çasti i duhur për t’i bërë e se gjithçka duhet lënë siç është deri në legjislaturën e ardhshme.
Në verbalin e seancës së 25 korrikut, për shembull, lexohet që legisti Pierguido Vanalli “njofton se qëndrimi i Legës së Veriut është shprehur disa herë në mënyrë të qartë e q nuk lë vend për dyshime. Grupi i tij është kundër çdo lloj modifikimi të ligjit në fuqi mbi shtetësinë, sepse e konsideron të mirë kështu siç është”.
I fundit që mori fjalën nga PdL ka qenë Pietro Laffranco. Sias verbalit të seancës së 31 korrikut, “vlerëson pozitivisht modifikimet e ligjit për reduktimin e kohës së gjatë burokratike që ka sot shqyrtimi i praktikave të shtetësisë, por është i mendimit që nuk ekzistojnë kushtet politike për një reformë komplekse të ligjit aktual”.
I mbyllur diskutimi në përgjithësi i ligjit, tani e kanë radhën relatoret Isabella Bertolini (PdL) dhe Sesa Amici (PD) të përgatisin e t’u paraqesin kolegëve deputetë një tekst bazë. Por me qëndrimet e mësipërme duket e pamundur që të arrijnë një vijë të mesme që të kënaqë të gjithë.
Nuk duket se e beson as Andrea Sarubbi, deputet i PD-së firmëtar bashkë me Fabio Granatan e (FLI) i një propozimi të famshëm transversal që përfundoi në një binar të vdekur. “Ndoshta sot – ka shkruar ai në blogun e tij, më 31 korrik, pasi u mbyll diskutimi në Komision – i dhamë lamtumirën mundësisë së aprovimit të reformës në këtë legjislaturë. Jam parlamentar me me vullnetin e mirë dhe e kam për detyrë ta provoj deri në fund, por po të isha bookmaker, do t’i kisha mbyllur bastet me kohë”.
Elvio Pasca