in

Reforma e shtetësisë. Shtyhen për në mars konsultimet e Senatit me ekspertë e shoqata

Senatorët duan të kenë idetë më të qarta mbi “aspektet kritike” të regullave të reja për dhënien e shtetësisë bijve të imigrantëve. Vetëm më pas do të kalohet në paraqitjen e amendamenteve

Romë, 19 shkurt 2016 –  Gjithnjë e më e ngadaltë ecuria në Senat e reformës së shtetësisë.

Më 3 shkurt, Komisioni për Çështjet Kushtetuese përfundoi diskutimin e përgjithshëm të tekstit të miratuar nga homa e Deputetëve, që i dedikohet krejtësisht bijve të imigrantëve. Parashikon, mes të tjerash, futjen e parimit ius soli të zbutur (menjëherë italianë ata që lindin nga prindër, të paktën njëri prej të cilëve, me kartë qëndrimi) dhe ius culturae (bëhet italian kush vjen në Itali pa mbushur 12 vjeç e përfundon këtu një cikël shkollor).

Para se të kalohet në paraqitjen dhe votimin e amendamenteve, senatorët vëndosën të vazhdojnë me një cikël seancash dëgjimore me ekspertë dhe shoqata. Këto, shpjegoi raportuesja Doris Lo Moro (PD), “duhet të përqëndrohen mbi aspektet e konsideruara veçanërisht kritike, meqë në Dhomën e Deputetëve u kryen një sërë konsultimesh”.

Mendimi i kujt do të dëgjohet? Çdo grupim politik pati kohë deri mëngjesin e sotëm të paraqiste propozimet e vetaqë tani duhet tëshqyrtohen nga presidenca e Komisionit.është mëse e mundur që konsultimet të bëhen në të njëjtën ditë, por nuk do të jetë javën e ardhshme: kalendari ipunimeve të komisionit është përcaktuar tashmë e nuk parashikon asnjë hapësirë për reformën e shtetëisë.

Kështu, shtyhet për në mars mundësia që u jepet senatorëve të qartësojnë më tej idetë rreth rregullave të reja për t’u bërë italianë. E ndërkaq zgjatet pritja e qindra mijëra të rinjve të cilëve rregullat e reja mund t’u ndryshojnë jetën në mënyrë rrënjësore.

EP

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Kuvendi miraton ligjin për regjistrimin e emigrantëve. Pasojat negative që mund të ketë

Napoli. Drejt Londrës me dokument italian të falsifikuar, arrestohet 29vjeçari