in

Regjisori i ri Koloneci, çmim special në “Corto Castiglionese 2011”

Volo senz’ali, nga Gerhard Koloneci
Më 6 maj në Teatro Komunal të Castiglion Fiorentino do të zhvillohet ceremonia e dhënies së çmimeve të edicionit të dytë të Konkursit Ndërkombëtar për filmat me metrazh të shkurtër “Corto Castiglionese”.

Ndër autorët e vlerësuar me çmim është dhe shqiptari Gerhard Koloneci, student pranë Akademisë së Arteve në Romë. Filmi i tij me titullin “Volo senz’ali” u vlerësua me çmimin special të jurisë. Një rrëfim i thjeshtë, dy të rinj që bisedojnë në një dhomë bosh, ndjenja e xheste delikate…me një finale të papritur, tipike e filmave me metrazh të shkurtër.

Regjisori Gerhard Koloneci

Autori shqiptar ka realizuar edhe filma te tjerë me metrazh të shkurtër si “Giulia”, “L’acqua”  dhe “Interno/Esterno”.

Konkursi, në të cilin morën pjesë 30 autorë, u karakterizua nga një nivel i lartë, si nga pikëpamja e realizimit ashtu edhe e ideve. Çmimin e parë e fitoi shoqata Zen.movie e Romës me filmin e shkurtër “Amor taciuto”

Shih filmin e shkurtër “Volo senz’ali” të Gerhard Kolonecit

Kreditë e shtëpive: 11% kërkohen nga imigrantët

Gjithçka mbi pasaportat biometrike shqiptare në Itali