in

Regjistrimi i fëmijëve në shkollë deri më 22 shkurt. Ja si bëhet

Ka nisur më 22 janar procedura e regjistrimit online në klasat e para të fëmijëve dhe të rinjve për vitin shkollor 2016/2017. Ja udhëzimet dhe videot shpjeguese të ministrisë së Arsimit

Romë, 25 janar 2016 – Janë hapur të premten e shkuar (22 janar) e do të vazhdojnë deri më 22 shkurt regjistrimet online në shkollat shtetërore për klasën e parë të fillores (elementari), të ciklit të dytë të tetëvjeçares (medie) dhe për vitin e parë të shkollave të mesme (superiori) për vitin e ardhshëm shkollor 2016/2017.

Prindërit e nxënësv, para së gjithash, duhet të regjistrohen në portalin internet të ministrisë së Arsimit, në adresën https://iscrizioni.pubblica.istruzione.it, për të marrë emër përdoruesi dhe fjalëkalim me të cilat, në të njëjtën faqe, do të mund të përpilojnë kërkesën. Në portalin “Scuola in chiaro” në adresën cercalatuascuola.istruzione.it gjendet një listë e plotë e të gjitha shkollave të pranishme në territor me detajet mbi ofertën e tyre didaktike.

Edhe prindërit e huaj, njësoj si italianët, janë të detyruar të regjistrojnë bijtë e tyre në shkollë dhe të sigurohen që e ndjekin. Kush ka qëndrim të rregullt në Itali (me leje qëndrimi), edhe në fazë përtëritjeje, duhet të bëjë procedurën online, kush është me qëndrim të parregullt në Itali duhet të shkojë personalisht në sekretarinë e shkollës së zgjedhur (nuk rrezikon paditjen në polici) për të regjistruar fëmijën.

Ministria e Arsimit ka botuar një seri videosh dhe mini-udhëzuesish mbi fazat e ndryshme të procedurës, që mund të gjeni nën këtë artikull. Në adresën https://iscrizioni.pubblica.istruzione.it gjeni më shumë detaje dhe përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta (FAQ). Kush has akoma vështirësi mund të telefonojë në numrin 06 5849 4025, nga e hëna në të premte, nga ora 9:00 deri në 13:00 dhe nga ora 14:00 deri në orën 18:00.

SI TË REGJISTROHESH
LEXO UDHËZUESIN

SI PARAQITET KËRKESA
LEXO UDHËZUESIN

Ç’NDOSH PAS PARAQITJES SË KËRKESËS
LEXO UDHËZUESIN

Shkolla italiane. Më 22 janar nisin regjistrimet, për italianë e bij imigrantësh

“Na mbytën katunarët!”