in

Java e fundit për regjistrimin e fëmijëve në shkollat italiane

Mbyllet më 22 shkurt procedura e regjistrimit online në klasat e para të fëmijëve dhe të rinjve për vitin shkollor 2016/2017

 

Romë, 16 shkurt 2016 – Ka mbetur vetëm një javë kohë dei më më 22 shkurt, data e fundit për regjistrimet online në shkollat shtetërore për klasën e parë të fillores (elementari), të ciklit të dytë të tetëvjeçares (medie) dhe për vitin e parë të shkollave të mesme (superiori) për vitin e ardhshëm shkollor 2016/2017.

Prindërit e nxënësve fillimisht duhet të regjistrohen në portalin internet të ministrisë së Arsimit, në adresën https://iscrizioni.pubblica.istruzione.it, për të marrë emër përdoruesi dhe fjalëkalim me të cilat, në të njëjtën faqe, mund të përpilojnë kërkesën.

Edhe prindërit e huaj, njësoj si italianët, janë të detyruar të regjistrojnë bijtë e tyre në shkollë dhe të sigurohen që e ndjekin. Kush ka leje qëndrimi, edhe në fazë përtëritjeje, duhet të bëjë procedurën online. Kush është me qëndrim të parregullt në Itali duhet të shkojë personalisht në sekretarinë e shkollës së zgjedhur për të regjistruar fëmijën.

Këtu gjeni edhe udhëzimet dhe videot shpjeguese të ministrisë së Arsimit

Telenovela “Nishani pret Kerry-n … te shkallët e avionit”

Birn: Ja pse shkarkohet ministri i Financave Shkëlqim Cani