in

Relikti i Katër i Radës do të shkatërrohet

Deputetja PD, Bellanova pas dhënies së vendimit për shkatërrimin e Katër i Radës: “Kemi humbur një rast i rëndësishëm për të treguar publikisht ndjesi qytetare dhe humanitare të nevojshme për të kompletuar ngushëllimet e shprehura pak orë pas asaj tragjedie nga institucionet dhe shumë shtetas italianë ndaj komunitetit shqiptar”.

Romë, 29 qershor 2011 – Gjykata e Apelit të Lecces, me sentencën e dhënë sot në orën 2.30 të natës, ka vendosur revokimin e vendimit të dorëzimit palës shqiptare, dhe shkatërrimin e asaj çka mbetet nga anija Katër i Radës, duke i dhënë prokurë për ekzekutimin e vendimit Marinës Ushtarake të Brindisit.

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, këtë gjë e ka nënvizuar në një deklaratë deputetja PD Teresa Bellanova, që kishte paraqitur kërkesë për seancë dëgjimore të qeverisë.

Prej vitesh komiteti i familjarëve të viktimave kërkon që relikti, i ruajtur në Brindisi, t’i dorëzohet Shqipërisë që ta kthejë në monument-muze. Muajve të shkuar Gjykata e Apelit të Lecces kishte urdhëruar heqjen e sekuestrimit mbi anijen Katër i Radës dhe dorëzimin e saj Shqipërisë duke përcaktuar si afat të fundit 28 qershorin 2011, nëse kjo nuk do të ndodhte, mjeti do të shkatërrohet, pikërisht kështu siç parashikon sentenca e dhënë sot në 2.30 të natës.

“Në një seancë dëgjimore të Presidencës së Këshillit të Ministrave – shpjegon Bellanova – kisha kërkuar që qeveria italiane të angazhohej konkretisht për të konkorduar me shtetin shqiptar, kostot dhe mënyrat e dorëzimit të reliktit në respekt të të gjitha viktimave që kanë humbur jetën në Kanalin e Otrantos, dhe të të afërmve të tyre. Por me sa duket marrëveshja mes dy shteteve nuk u bë, dhe e vetmja fjalë që shpreh komentin tim është hidhërimi”.

“Padyshim është humbur një rast i rëndësishëm – pohon deputetja – për të treguar publikisht ndjesinë qytetare dhe ndjesinë humanitare të nevojshme për të kompletuar ngushëllimet e shprehura pak orë pas asaj tragjedie nga institucionet dhe shumë shtetas italianë ndaj komunitetit shqiptar. Sidoqoftë, kjo histori na përcjell një mesazh të qartë mbi shenjtërimin e çmendurisë së sprapsjes në det të hapur”.

 

“Shkodra Life” në syrin e protagonistëve

Katër i Radës: 2 milionë €, dëmshpërblimi që do të paguajë Italia