in

Reshjet e reja të dëborës rëndojnë gjendjen në Shqipëri

Kukës. Rriten kërkesat për ndihma ushqimore

Pas dy javësh reshjesh dëbore të pandërprera në rrethin e Kukësit janë rritur kërkesat për ndihma ushqimore nga pushteti vendor pranë shtabit të emergjencës civile të qarkut të Kukësit.

“Kërkesa për ndihmë është në rritje”, ka thënë për ATSH-në përgjegjësi i Zyrës së Emergjencës Civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema. Sipas tij, bashkia e Kukësit kërkon ndihmë për 400 familje, komuna Kalis për 75 familje, komunas Grykë Cajë për 120 familje, komuna Ujmisht për 152 familje komuna Tërthore për 75 familje, komuna Malzi për 90 familje dhe komuna Gjinaj e rrethit të Hasit për 95 familje. 

Komisioni i emergjencës i ka kërkuar drejtorisë së rezervave shtetërore 800 tonë miell dhe 400 tonë vaj ushqimorë. Ndërkohë, me ardhjen e mjeteve dhe trupave ushtarake pritet të nisë në mënyrë të gjerë shpërndarja e ndihmave ushqimore në zonat deri tani të izoluara, gjë që do të lehtësonte ndjeshëm jetesën e banorëve të zonave të izoluara prej më shumë se dy javësh.

Moti i keq. Situatë dramatike në mbarë Shqipërinë

Zihet me të fejuarën e pi amoniak nga inati