Vendet me numrin më të madh të dërgesave nga bashkatdhetarët tanë janë Greqia, Italia, ShBA, Gjermania, Maqedonia dhe Kanadaja.
Italia dhe Greqia janë dy vendet kryesore ku qytetarët shqiptarë kanë zgjedhur të punojnë dhe të jetojnë. Dhe për të ndihmuar familjet e mbetura në vendlindje, ata preferojnë të përdorin sisteme të shpejta, të thjeshta, dixhitale, e mbi të gjitha të sigurta, për dërgimin e parave.
Falë Ria Money Transfer mund të dërgosh para ku dëshiron, me tarifa gjithnjë e më të favorshme dhe kurs këmbimi të shkëlqyer, në mënyrë të shpejtë, të leverdishme dhe të sigurt. Mund t’u dërgosh para familjes apo miqve nga një pikëshitje e markës Ria ose nga një Agjent i Autorizuar. Përfituesit do t’i marrin paratë shpejt dhe në siguri të plotë.
Ria ofron gjithashtu Shërbim ndaj Klientit të jashtëzakonshëm, i gatshëm të mbështesë klientët dhe Agjentët në çdo çast.
Për marrjen e parave, Ria ofron zgjidhje të ndryshme: tërheqje të hollash, depozitë bankare, dërgim në shtëpi, tërheqje pranë një Bankomati ose portofoli në celular (Mobile wallet).
Ria Money Transfer, degë e Euronet World Wide, Inc (NASDAQ: EEFT), është lider botëror në sektorin e transferimit të parave, i pranishëm në 160 vende të botës me më shumë se 490.000 pika.