in

Riatdhesime të asistuara edhe pa masën e dëbimit

Për të huajt me qëndrim të parregullt që kthehen vullnetarisht në vendlindje përmes programeve të riatdhesimeve të asistuara nuk parashikohet ndalimi i rihyrjes në Itali. Sqarimet e ministrisë së Brendshme

Romë, 17 janar 2013 – Nuk është e nevojshme që emigranti të ketë marrë masën e dëbimit për të përfituar nga programet e riatdhesimit të asistuar. Madje edhe të huajt e parregullt që kthehen vullnetarisht në atdhe përmes këtij kanali nuk parashikohet ndalimi i rihyrjes në Itali.

Ky është orientimi i Drejtorisë së emigracionit dhe të policisë së kufirit e ministrisë së Brendshme, i sqaruar në përgjigjen që i jep problemit të ngritur nga Kuestura e Milanos. Një qëndrim që sidoqoftë nuk është përfundimtar pasi pritet edhe gjykimi i drejtorisë së shërbimeve civile për emigracionin dhe azilin.

Qarkorja kujton gjithashtu që për të huajt e pranuar në programet e riatdhesimit të asistuar pezullohen masat e kthimit mbrapsht apo të dëbimit. Por nënvizohet që, kur flet për keto programe, teksti unik për emigracionin nuk u referohet normave të mbi dëbimin “dhe nuk e lidh përfitimin nga programet e riatdhesimit të asistuar me adoptimin paraprak të një mase dëbimi të lëshuar nga Prefekti”.

Me pak fjalë, ligji dëshiron “të nxisë largimin vullnetar të të huajve me qëndrim të parregullt të pranishëm në territorin italian” dhe riatdhesimi i asistuar është një prej mjeteve për realizimin e këtij objektivi. Për të njëjtën arsye, nuk jepet dëbimi e nuk ndalohet rihyrja për klandestinët që kapen nga Policia e Kufirit teksa largohen nga Italia.

Shkarko qarkoren

Ambrosoli: “T’u japim të drejtë vote administrative emigrantëve”

PD presenta i candidati ‘nuovi cittadini’