in

Rigoletto. Duka e Mantovës vjen nga Shqipëria

Më 18 dhe 20 nëntor, do të jetë Armaldo Kllogjeri tenori që do të luajë rolin e Dukës së Mantovës në operën Rigoletto të Verdit që do të shfaqet në Verona

Të enjten, më 17 nëntor 2011, do të jetë opera Rigoletto e Verdit ajo që do të mbyllë sezonin Lirik e të Baletit 2010-2011 të Fondacionit Arena di Verona në teatrin Filarmonik të qytetit. E ashtu si në verë kur nuk munguan këngëtarët lirikë shqiptarë, edhe në këtë operë nuk do të mungojë protagonisti shqiptar: në dy nga pesë datat e spektaklit, më 18 dhe 20 nëntor, do të luajë rolin e Dukës të Mantovës, tenori 36 vjeçar shqiptar, Armaldo Kllogjeri.  

Kllogjeri ka ndjekur Akademinë e Arteve në Tiranë ku është dalluar për talentin e tij të veçantë. Ka marrë pjesë në shumë koncerte, gala e opera në shfaqura në Tiranë por edhe në Itali. Ndër rolet e tij mund të përmenden Duka e Mantovës (Rigoletto), Caravadossi (nga Tosca), Pikerton (nga Madama Butterfly), Alfredo (La Traviata). Mes të tjerash, ka kënduar në “I.Mula and Friends” në Mynih, ka qenë i ftuar në Rai Uno në emisionin televiziv të drejtuar nga Pippo Baudo “Omaggio a Pavarotti” (viti 2008), ka marrë pjesë në Koncertin në nder të Princeshës Vittoria të Suedisë në katedralen e Messina-s (2009).

Për më shumë informacione për Rigoletto në Teatro Filarmonico të Veronës, konsultoni sitin

 

Sportelet unike. Kush do të administrojë marrëveshjen e integrimit?

Censimenti. Brenda javës duhet dorëzuar pyetësori