in

Rimini. Kur droga shndërrohet në biznes familjar

Arrestohet familja Murati, babai, nëna e tre djemtë për trafik kokaine. Policia gjen në lavatriçe të shtëpisë 560 gr. kokainë

Romë, 17 prill 2012 – Një familje e tërë shqiptarësh në Rimini është arrestuar të shtunën e shkuar në Misano Adriatico të Riminit nga policia që kanë mbërritur në shtëpinë e tyre duke ndjekur dy blerës. Kanë përfunduar kështu në burg babai Fatmir Murati 54 vjeç, e shoqja Fatmire 50 vjeç dhe tre djemtë e çiftit, Hydajeti 28 vjeç, Samidi 24 dhe Bilali 21.

Në vende të ndryshme të shtëpisë së familjes Murati agjentët kanë gjetur rreth 40 gramë kokainë të përgatitur në doza por kasaforta e kokainës duket se ishte lavatriçja: në brendësi të saj agjentët gjetën 560 gramë kokainë të paprerë me vlerë 50 mijë euro që po të ndahej, të përgatitej në doza e të shpërndahej, do të vlente rreth 200 mijë.

Familja jetonte në rrugën Sacco të Misanos, një vend i shkëlqyer, sipas hetuesve, për “të vendosur shtabin e përgjithshëm” të një biznesi të tillë. Zona frekuentohet nga profesionistë të njohur të Ricciones, Misanos dhe Pesaros. Por megjithatë, agjentët e policisë nuk kanë gjetur as llogari bankare e as shumë të holla në shtëpi, por vetëm por vetëm karta postepay, dhe dokumente të Money transfer të përdorura për të nisur paratë jashtë Italisë.

Skuadra e Ternit ndihmë për Melisën

IMU. Taksa mbi shtëpinë ku banohet do të paguhet me tri këste