in

Rimini. Vrau dy persona, burgim i përjetshëm për Dritan Demirajn

Gjykata pranoi plotësisht kërkesën e Prokurorisë për furrtarin shqiptar që vrau ish të shoqen e të dashurin e saj. Jepen 30 vjet heqje lirie për të fejuarën e tij Monica Sanchi, dhe vetëm 5 vjet për Sadik Dinen

Rimini, 15 mars 2016 – Dritan Demiraj, furrtari 30 vjeç që më 1 mars 2014 vrau për motive xhelozie ish të shoqen e tij Lidia Nusdorfi, e një ditë më parë kishte vrarë edhe të dashurin e saj të fundit, Silvio Manninan, duhet të kalojë jetën e tij të gjithën në burg. Gjykata për Krimet e Rënda e Riminit e dënoi dje me burgim të përjetshëm, aq sa ç’kishte kërkuar prokuroria, dhe me 18 muaj izolim gjatë ditës. Edhe për të fejuarën e Demirajt, Monica Sanchi, gjykata dha dënimin e kërkuar nga prokuroria, 30 vjet burg. Daja i Demirajt, Sadik Dine, për të cilin ishte kërkuar dënimi me burgim të përjetshëm, u dënua vetëm me 5 vjet sepse u njoh fajtor vetëm për fshehjen e kufomës e jo për akuzën e bashkëfajësisë në vrasje.

Sipas gjykatës, ekzekutimi i Nusdorfit dhe Manninas u planifikua nga çifti Demiraj Sanchi dhe u krye me gjakftohtësi për motive xhelozie të Demirajt ndaj ish të shoqes.

Demiraj i pranoi gjithnjë vrasjet para prokurorisë dhe gjykatësve duke i justifikuar ato me xhelozinë. “Pasi më turpëroi me një kushëri timin në Shqipëri, u kthye tek unë e më kërkoi ta vrisja për atë që kish bërë. Në shtëpi ishin fëmijët e unë e doja atë, ndaj s’ia vura veshin” tha para trupit gjykues. Ndërsa për vrasjen e Manninas, shpjegoi: “Pagoi për veprimet e saj e krenarinë time”).

Lexo edhe:
Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Dritan Demirajn
Demiraj, veç vrasjes së ish gruas së tij, rrëfen se ka vrarë edhe të fejuarin e saj
Vret ish të shoqen për xhelozi. Rrëfen krimin 29-vjeçari Demiraj

 

Shenjtërimi i Nënë Terezës. Rama: “Uratë për lumturimin e 40 martirëve shqiptarë”

Me cilën pasaportë gjen më shumë kufij hapur?