in

Rinas. Nisen për Angli me dokumente italiane të falsifikuara. Arrestohen dy persona

Njëri prej të arrestuarve pranon se dokumentet i kanë blerë për 2000 euro

 

Tiranë, 10 shkurt 2016 – Policia Kufitare Rinas arrestoi  në flagrancë  2 shtetas, Saimir Çunin, 33 vjeçar nga lezha dhe Bilbil Mujën, 40 vjeçar nga Kukësi, me akuzën e kryerjes së veprave penale të ”Falsifikimit të pasaportave, Letërnjoftimeve ose të vizave” dhe të ”Falsifikimit të Dokumentave”.

Muja dhe Çuni janë paraqitur në aeroportin e Rinasit, për të marrë avionin në drejtim të Francës, që atje në Irlandë për të përfunduar më pas udhëtimin në Angli. Gjatë kontrollit nga policia e kufirit secilit prej tyre iu gjet dhe sekuestrua kartë identiteti, patentë dhe librezë shëndetësore italiane.

Këto dokumente, pas ekzaminimit në Laboratorin e dokumenteve në Rinas, kanë rezultuar të falsifikuara. Një prej dy të ndaluarve ka pranuar se i kanë blerë këto dokumente kundrejt 2000 eurove.

Personat u arrestuan dhe dokumentet e falsifikuara iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

 

“Lejeqëndrime për 2 vjet dhe sanatore, të shpëtojmë imigrantët që kanë humbur punën”

Regjistrimi i emigrantëve, projektligji i qeverisë miratohet në Komision