in

Rinisin zbarkimet e klandestinëve në Lampedusa

Kriza e vendeve të Afrikës veriore pasqyrohet në brigjet veriore të Mesdheut, dhe në veçanti në ato italiane, me mbërritjen e mijëra klandestinëve. Më vende si Tunizia, ku përjetohet një situatë politike kaotike, kontrollet në porte janë më pak të rrepta, për të mos thënë që janë zhdukur, dhe janë të shumtë ata që arrijnë të imbarkohen për të emigruar ilegalisht në Europë.

Pikëmbërritja kryesore në Itali është Lampedusa, ishulli në jug të Sicilisë që edhe në të shkuarën ka parë zbarkime të shumta.

Këto kishin ndaluar pas një marrëveshjeje mes autoriteteve italiane dhe atyre libiane, që patrullonin bashkë ujërat mes Afrikës dhe Lampedusës.

Por në shkurt kanë arritur kaq shumë persona sa qeveria italiane u detyrua të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, një rrugë kjo për të përshpejtuar ndihmën e parë dhe transferimin e imigrantëve në qendra të ndryshme të pritjes. Veetëm kush do të marrë strehimin politik apo ndonjë formë tjetër mbrojtjeje do të mund të qëndrojë. Të gjithë të tjerët do të konsiderohen klandestinë dhe do të riatdhesohen.

Nga 10 shkurti rregulla të reja për të sapo patentuarit

20 vjet imigracion shqiptar – Ekspozitë në Brindisi