Në nëntor 2012, bashkë me katër të tjerë, po tentonte të sillte përmes detit në Itali, 1 ton e 125 kg marihuanë. Sipas një vendimi përfundimtar të organeve të drejtësisë shqiptare, Muho duhet të bëjë rreth shtatë vjet burg
Më 8 korrik 2013, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka dënuar Antonio Muhon me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, vendim i lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, në prill 2015. Sipas vendimit të Gjykatës, Muho është fajtor për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, të kryer në bashkëpunim, të mbetur në tentativë.
Në fillim të nëntorit 2012, atij dhe katër të tjerëve u është gjetur e fshehur në një anije peshkimi plot 1 ton e 125 kg marihuanë dhe një kallashnikov. Droga vinte nga Lazarati e me anijen e peshkimit “Sirena di mare” do të sillej në Itali.
Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)