in

Romë. Sekuestrohen 4 kuintalë marijuanë, arrestohen tre persona

Në zonën San Giovanni të Romës, karabinierët zbulojnë në një garazh 410 kg drogë e arrestojnë dy shqiptarë 20 vjeçarë dhe një rumune 19 vjeçe

Romë, 28 mars 2013 – Karabinierët e Romës kanë sekuestruar 410 kg marijuanë e kanë arrestuar tre të rinj, dy shqiptarë 20 vjeçarë dhe një rumune 19 vjeçe me akuzën e mbajtjes dhe të shpërndarjes së drogës.

Lëvizjet e tre të rinjve ndiqeshin prej shumë kohësh, e më në fund karabinierët arritën të lokalizonin një garazh që përdorej prej tyre në rrugën Muzio Attendolo. Gjatë kontrollit u zbulua se garazhi ishte një magazinë e mirëfilltë ku mbaheshin të fshehura 314 pako me plot 410 kg marijuanë. Pakot ishin të lagura me naftë për të kamufluar erën e fortë të drogës që mund të tërhiqte vëmendjen e rezidentëve të zonës.

Sipas karabinierëve droga kishte si destinacion zonat e Pignetos dhe të San Lorenzos, dhe do të kish sjellë fitime për një milion euro po të shitej e gjitha.

Pas arrestimit, të rinjtë shqiptarë janë çuar në burgun e Regina Coeli-t ndërsa rumunia në Rebbibia.
 

Milano. Pa dashje derdh rërën e maces përdhe, pronari i thyen këmbën me çekiç

Mr. Facebook hyn në politikë dhe e nis nga emigrantët