Mbi 393 mijë persona u penguan në vitin 2010 të hynin në Bashkimin Evropian që vazhdon të riforcojë politikat apo kontrollet kufitare. Kjo është shifra që jep raporti i fundit i rrjetit ”Migreurop”.
Ky hetim i tretë i ”Migreurop”, titulluar “Pranë Evropës, politikat e kontrollit imigrues”, interesohet për fatin e imigrantëve në kufirin lindor të Turqisë me Iranin dhe pasagjerët klandestinë në bordet e anijeve marinës. “Në vitin 2010, më shumë se 39.000 shtetas jokomunitarë u refuzuan të hyjnë në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian: 336.789 në kufijtë tokësorë, 50.087 në aeroporte dhe 6.704 në kufijtë detarë”, saktëson raporti.