in

Rritet radha e vdekjeve në punë mes shqiptarëve

Romë, 27 tetor 2010 – Shqiptari Xhezhi Elezaj, 37 vjeç, është viktimat e radhës e fatkeqësive në punë. Sot në mëngjes, në Saluzzo, në provincën e Kuneos, një rrymë prej 15 mijë volt i përshkoi trupin e tij duke e lënë pa jetë.

Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve shqiptari po punonte për bazamentin e një vinçi dhe kishte zbritur në një gropë me thellësi rreth dy metra. Siç duket brenda saj punëtori ka hasur një kabull elektrik të Enel-it që një ditë më parë ishte dëmtuar pikërisht gjatë punimeve.
Me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të kolegëve dhe të ekipit mjekësor, për të s’kishte asnjë mundësi shpëtimi. Ai lë gruan dhe dy fëmijë.

Njësia shëndetësore lokale e Kuneos ka hapur një fashikull nga Departamenti i parandalimit dhe i sigurisë në vendet e punës. Mendohet se do të kryhet edhe autopsia për të shqyrtuar arsyet e vdekjes.

Lexo edhe: Vdekjet në punë – Jeta e shqiptarit vlen më pak se ajo e italianit

 

Universitarët: u hapet rruga 50 mijë hyrjeve

Heq tabelën rrugore për të shmangur gjobën, denoncohet