in

S’ka të sosur droga prej Shqipërisë. Sekuestrohen 1,5 ton marihuanë, arrestohen dy skafistë

Nga fillimi i vitit, GdF e Puglias ka sekuestruar mbi 32 tonë drogë dhe arrestuar 47 skafistë

Romë, 20 tetor 2017 – Ndërsa politika shqiptare po përjeton orë të tensionuara  nga hetimet që duket se zbulojnë lidhje të krimit të organizuar me politikanë të lartë e ndoshta edhe me drejtues të lartë të policisë së shtetit, në Itali nuk reshtin lajmet mbi trafikimin e drogës nga brigjet shqiptare.

I fundit, ai që po jepet sot nga media të ndryshme që flet për sekuestrimin të mërkurën, nga anë e Guardia di Finanza, të një gomoneje me 1.505,30 kg marihuanë dhe ndalimin e dy skafistëve shqiptarë në ujërat përballë Barit.

Dy të arrestuarit – të cilëve u jepen vetëm inicialet: V.L. 31 vjeç dhe T.N. 26 vjeç – akuzohen për mbajtje të paligjshme dhe trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike dhe janë vënë në dispozicion të organeve gjyqësore.

Marihuana e gjetur në gomone ishte e ndarë në 64 pako dhe e hedhur në treg do të jepte fitime për mëse 15 milionë euro.

Guardia di Finanza, në komunikatën e saj për shtyp, bën të ditur që nga fillimi i vitit 2017, Guardia di Finanza e Puglias ka sekuestruar mbi 32 tonëmarihuanë e transportuar Adriatikut, janë arrestuar 47 skafistë-korrierë dhe janë bllokuar 24 mjete lundruese. Ndërsa për gjithë vitin 2016 marihuana e sekuestruar kishte qënë rreth 22 tonë.

Njoftohet gjithashtu se edhe në këtë operacion të fundit ka dhënë rezultat pozitiv “bashkëpunimi i qëndrueshëm operativ dhe investigativ me policinë shqiptare, përmes repartit të veçantë të GdF që ndodhet në Durrës”.

 

 

 

Prokuroria për Krimet e Rënda kërkon arrestimin e ish ministrit të brendshëm Tahiri

Brenda bandës së Moisi Habilajt. Shkëlqimi dhe rënia e kushërinjve të Saimir Tahirit