in

Sadiku shënon golin e parë të Shqipërisë në Evropian – VIDEO

Armando Sadiku shënoi me kokë në minutën e 43-të të pjesës së parë në ndeshjen kundër Rumanisë në ndeshjen e tretë të fazës në grupe të Evropianit 2016. Ai ka shfrytëzuar një pasim shumë të mirë të Memushajt, për të shënuar me kokë pas një daljeje të gabuar të portierit të Rumanisë.
Ky është goli i parë i Shqipërisë në një Kampionat Evropian dhe si i tillë jo vetëm ngre peshë zemrat e milionë shqiptarëve e tifozëve kuqezi që po ndjekin me një entuziazëm të veçantë këtë Evropian, por fut në histori emrin e  sulmuesit shqiptar.
Kombëtarja shqiptare ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Rumanisë, me golin e shënuar nga sulmuesi Armando Sadiku pas disa rasteve te pastra me Lenjanin dhe Memushajn.

 

Tifozët shqiptarë festë rrugëve të Lionit

Sadiku shënon golin e parë që i jep Shqipërisë fitoren historike në Evropian