in

Salma dhe Roxana sёrish nё gjirin e familjeve

13-vjeçaret e zhdukura tё shtunёn janё gjetur dje nё Treviso

Romё, 12 prill 2016 – Ёshtё mbyllur mё sё miri historia e dy 13-vjeçareve Roxana dhe Salma qё u zhdukёn tё shtunёn nё Riese Pio X. mbrёmё nё darkё u gjetёn nё njё park tё Trevisos, nё lagjen e Panairit. U çuan menjёherё nё kuesturё ku shkuan prindёrit t’i merrnin.

Arratija e vullnetshme e vajzave nisi tё shtunёn kur ato, shoqe klase, nё vend qё tё shkonin nё shkollё morёn autobusin pёr nё Castelfranco Veneto.

Familjet e vajzave, njёra shqiptare, tjetra rumune, prej vitesh nё komunё e tё integruar nё shoqёri, prej kohёsh kishin problem me vajzat adoleshente pёr ecurinё e tyre shkollore dhe 13-vjeçaret u kishin thёnё edhe tё tjerёve se donin tё largoheshin nga familjet.

 

 

 

Bashkimi familjar. Mund të jetojmë në shtëpi të ndryshme?

Torino lexon për … Shqipërinë