in

Sanatoria. Mbi 4.500 kërkesa ditën e parë. As 400 për punonjës të varur

Ka nisur dje muaji i legalizimit të punonjësve të huaj në të zezë. Në ditën e parë janë paraqitur 4.547 kërkesa, kryesisht për bashkëpunëtorë familjarë (4.168) që kanë “kosto legalizimi” më të ulët se punonjësit e varur për të cilët janë paraqitur vetëm 379 kërkesa. As 100 kërkesa për shqiptarë

Romë, 16 shtator 2012 – Sipas ministrisë së Brendshme, në ditën e parë të vlefshme për legalizimin e punonjësve të huaj, deri në orën 18.00, janë paraqitur 4.547 kërkesa, disa qindra më pak se më 1 shtator 2009 që ishte dita e parë e sanatores me të cilën legalizoheshin vetëm marrëdhëniet e punës  bashkëpunëtorë familjarë (atëherë, ministria e Brendshme lajmëroi se deri në orën 17.00 ishin paraqitur 5.289 kërkesa).

Paqartësitë e shumta, kostoja e lartë dhe fakti që janë njësoj të vlefshme si kërkesat që paraqiten ditën e parë ashtu edhe ato që paraqiten mbrëmjen e 15 tetorit 2012, ndikojnë në një nisje të ngadaltë të sanatores. Ekspertët e imigracionit janë të bindur që me dhënien e shpjegimeve të mëtejshme nga qeveria rreth pikave të errëta të kësaj sanatoreje, fluksi i kërkesave do të rritet.

Nga një lexim i shpejtë i shifrave të djeshme vërehet që shumica ua “kanë hedhur” kostove të larta të kësaj sanatoreje (1.000 euro plus kontributet e taksat e gjashtë muajve të shkuar që duhet të paguhen në nëntor), veçanërisht për punën e varur, duke paraqitur kërkesa për punësim bashkëpunëtorësh familjarë. Praktikisht vetëm 379 kërkesa janë paraqitur për punë të varur: pjesa dërrmuese e kërkesave janë për bashkëpunëtorë familjarë 2.900 për ndihmës në punët e shtëpisë (colf) dhe 1.268 për kujdestarë për persona të pafuqishëm (badante).

Provincat ku janë paraqitur më shumë kërkesa janë Napoli (790), Roma (742) dhe Milano (670). Ndërsa të huajt për të cilët janë kërkuar më shumë legalizime janë indianët (843 kërkesa për ta), qytetarët e Bangladeshit (685 kërkesa), ukrainasit (493). Shqipëria nuk është ndër 10 komunitetet e para të renditura nga ministria, çka do të thotë se ditën e parë kërkesat për ta kanë qenë më pak se 100.

K.B.

Të gjitha tabelat e ministrisë së Brendshme të përditësuara në orën 18.00 të 15 shtatorit 2012

Sanatoria Nis paraqitja e kërkesave

Lo spot della sanatoria. “Non siate sordi ai diritti di chi lavora”