in

Sanatoria Nis paraqitja e kërkesave

Deri më 15 tetor 2012 punëdhënësit mund të kërkojnë legalizimin e marrëdhënieve të punës me punonjësit e huaj. Bëhet gjithçka online pasi paguhet fillimisht kontributi prej 1.000 euëosh

Romë, 15 shtator 2012 – Më në fund nis sot muaji i sanatores. Nga ora 08.00 deri në 24.00 të 15 tetorit punëdhënësit mund të paraqesin kërkesë për legalizimin e punonjësve të tyre jokomunitarë të marrë në punë në të zezë.

Gjithçka bëhet online, përmes web-site të ministrisë së Brendshme nullaostalavoro.interno.it ku është e nevojshme të regjistrohesh e më pas të përpilosh e të nisësh një nga dy modelet e vëna në dispozicion nga ministria e Brendshme: Për legalizimin e një bashkëpunëtoreje familjare përdoret modeli EM-DOM, për të tjerët EM-SUB.

Ministria ka vënë në dispozicion edhe një hapësirëasistence për regjistrimin ku është e mundur të sinjalizohen problemet e hasura në fazën e regjistrimit duke përpiluar një formular online. Ministria ka botuar ndërkaq edhe njëfaqe me FAQ (përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta) për t’u dhënë përgjigje pikëpyetjeve që kanë të bëjnë me procedurën e regjistrimit për t’u futur në sistem.

Një hap i rëndësishëm përpara paraqitjes së kërkesës është derdhja e kontributit forfetar (1.000 euro për çdo punonjës që legalizohet) nga anë e punëdhënësit. Nuk duhet harruar gjithashtu që para paraqitjes së kërkesës duhet të blihet edhe një pullë-taksë prej 14,62 euro.

Është e udhës të kujtohet se, ndryshe nga dekretet e flukseve, sanatoria nuk ka kufij maksimalë legalizimesh. Nëse punëdhënësi e punonjësi përmbushin kriteret e parashikuara nga ligji, kërkesa do të pranohet, ndaj nuk është e nevojshme të nxitohet për të qenë të parët: janë njësoj të vlefshme edhe kërkesat që paraqiten më 15 tetor 2012.

Për më shumë lexo: Speciale sanatoria 2012

Kopshti zoologjik i Tiranës, burg për kafshët

Sanatoria. Mbi 4.500 kërkesa ditën e parë. As 400 për punonjës të varur