in

Sanatoria. Ministri i Brendshëm: Pak kërkesa? Kishte pak të parregullt…”

Ministri Anna Maria Cancellieri: “U dhamë të gjithëve mundësi të legalizojnë marrëdhëniet e punës, dukuria nuk ishte aq e përhapur sa mendohej”. Po kostot e larta e procedurat e ngatërruara e të ngurta? “Aplikuam maksimumin e mirëkuptimit”

Romë, 15 tetor 2012 – Deri në orën 18 të ditës së sotme, vetëm 6 orë para mbylljes së muajit të paraqitjes së kërkesave, në sistemin e informatizuar të ministrisë kanë mbërritur 129.814 kërkesa, shifër më e ulët edhe se parashikimet e vetë qeverisë për të mos thënë disa herë më e ulët se 350-500 mijë  të huajt që punojnë në të zezë e që me senatoren mund të merrnin leje qëndrimi siç mendonin shoqatat e sindikatat.

Të pakta kërkesat e sanatores? Nuk është faji i kostos së lartë apo i kritereve shumë të rrepta, çështja qëndron në faktin se në Itali ka më pak punonjës të huaj në të zezë më pak nga ç’mendohej.

Shumëkujt (përfshirë edhe ne të stranieriinitalia.it e shqiptariiitalise.com) një arsyetim i tillë i duket kryekëput i gabuar, banal dhe i instrumentalizuar, e megjithatë kështu është shprehur ministri i Brendshëm Anna Maria Cancellieri, pra pikërisht personi që duhet të njohë më mirë se kushdo tjetër klandestinitetin në Itali dhe të gjejë mjetet më të përshtatshme për ta luftuar.

Objektivi i legalizimit, ka thënë sot në Sorrento ministri, ishte “të përpiqej të nxirrte në dritë të gjitha marrëdhëniet e parregullta të punës, e me sa duket nuk kishte shumë, përndryshe kërkesat do të kishin qenë më të larta”. “Dhamë të gjitha mundësitë, por ndoshta duhet konsideruar edhe çasti i krizës së punësimit dhe ndoshta – këmbëngul ministri – dukuria e punës në të zezë nuk ishte aq e përhapur saç mendohej”.

Cancellieri përjashton mundësinë e rihapjes së sanatores duke rishikuar më parë parametrat: “U bë me maksimumin e mirëkuptimit për të gjitha dukuritë – shprehet ajo – dhe e rëndësishme ishte të mund të tregohej prania në territorin italian nga një datë e caktuar. E bëmë me opinionin e Avokaturës së shtetit në mënyrë të hapur dhe korrekte”.

EP

Sanatoria. Orët e fundit të vlefshme për paraqitjen e kërkesave

Sanatoria mbyllet me rreth 135 mijë kërkesa. As 4 mijë për shqiptarë