in

Sanatoria. Orët e fundit të vlefshme për paraqitjen e kërkesave

Mbyllet në orën 24.00 të ditës së sotme, muaji i paraqitjes së kërkesave për sanatore. Shifrat e legalizimeve të kërkuara janë shumë më të ulëta se parashikimet (120 mijë gjithsej), veçanërisht në industri e bujqësi (as 20 mijë kërkesa). 100 mijë kërkesat e paraqitura për legalizimin e bashkëpunëtoreve familjare

Romë, 15 tetor 2012 – Sot në orën 24.00 qeveria mbyll muajin gjatë të cilit i kish dhënë mundësi çdo punëdhënësi të legalizonte marrëdhënien e punës të parregullt me të huaj. Mundësi që do t’u lejonte të huajve të legalizuar sigurimin e lejeqëndrimit për punë.

Deri tani janë paraqitur rreth 120 mijë kërkesa legalizimesh, 100 mijë për bashkëpunëtorë familjarë e të tjerat për ata që punojnë në industri e bujqësi. E pra, shifrat janë të ulëta e nuk i korrispondojnë realitetit: sipas tyre duket sikur Italia ka pak marrëdhënie të parregullta pune, por edhe ato pak, të gjitha në kuadrin e punës familjare.

Është e qartë për të gjithë që ky shtrembërim i realitetit ka pasur për shkak vetë sanatoren, që me shtrenjtësinë (1.000 euro plus taksa e kontribute duke filluar nga 9 maji) e kërkesa shtrënguese të pasqaruara mirë (si dëshmia e pranisë së klandestinëve në territorin italian nga 31 dhjetori 2011, e vlefshme vetëm nëse është lëshuar nga një organizëm publik, por më 4 tetor u sqarua me shembuj konkretë se cilat janë dokumentet që do të pranohen). Kostot e larta që kjo sanatore ka për ndërmarrjet detyrojnë punëdhënësit të gjejnë si rrugëdalje punësimin e personave pranë familjes sa për të marrëlejen e qëndrimit. Së dyti, duke qenë se legalizimi shpesh ndiqet e paguhet nga vetë i interesuari (dhe jo punëdhënësi) dhe se punësimi i bashkëpunëtorëve shtëpiakë është më i thjeshti e më pak i kushtueshmi, “legalizimi” i këtij lloji pune përdoret nga vetë të huajt e miqtë e tyre për të legalizuar të njohur, duke deklaruar e legalizuar një marrëdhënie pune shtëpiake që në të vërtetë nuk ekziston.

Shifrat e sakta të kërkesave do të jepen brenda 16 tetorit por gjithsesi mund të themi që tani që ky legalizim, me kostot e kushtet e shumta, ishte një mundësi e çuar dëm për qindra mijëra të huaj që punojnë por për të cilët askush nuk do të mund të paraqesë kërkesë.

Keti Biçoku

Lexo edhe: Speciale sanatoria 2012

Clandestino eroe, salva una famiglia e sparisce

Sanatoria. Ministri i Brendshëm: Pak kërkesa? Kishte pak të parregullt…”