in

Sanatoria. “Në Milano me qindra të mashtruar”

Paditja e NAGA-s: “U kanë dhënë mijëra euro ndërmjetësuesve, e tani nuk kanë asnjë mundësi”

Milanoja, e para në Itali për numër kërkesash, është ndoshta edhe kryevendi i mashtrimeve që lulëzuan me sanatoren e shtatorit të vitit të shkuar për bashkëpunëtorët familjarë.

Qindra  emigrantë, duke marrë parasysh vetëm ata që këta muaj i janë drejtuar shoqatës NAGA, u kanë paguar mijëra euro (mesatarisht nga pesë mijë, por tarifat janë shumë të ndryshme) të ashtuquajturve ndërmjetësuesve për kërkesa që nuk do të pranohen kurrë. E kushedi sa kanë mbetur në hije, duke mallkuar çastin kur kanë menduar të paguajnë për t’iu futur një rruge të shkurtër drejt lejes së qëndrimit.

Thuajse të gjithë të huajt nuk e kanë njohur ndonjëherë punëdhënësit që kanë paraqitur kërkesën duke deklaruar se i kishin bashkëpunëtorë shtëpiakë. Të huajt kanë takuar vetëm ndërmjetësuesin, shpesh një bashkatdhetar, të cilit i kanë paguar shumën e kërkuar, dhe që më pas u ka dhënë kuponin e kërkesës të shtypur nga sistemi informatik i ministrisë së Brendshme.

“Ndonjëhrë kuponi ishte i vërtetë e ndonjëherë i rremë, e në këto rastet e fundit kërkesa as që është paraqitur ndonjëherë” tregon për stranieriinitalia.it Nadia Bovino, e sportelit për imigracionin i NAGA-s. edhe kërkesat e paraqitura vërtet nuk kanë marrë përgjigje, sepse nga i  njëjti punëdhënës janë nisur më shumë kërkes nga ç’parashikonte ligji: “Çdo familje mund të legalizonte maksimumi një bashkëpunëtore për punët e shtëpisë (colf) dhe dy kujdestare për persona të pamundur (badante). Kërkesat në tepri hidhen poshtë automatikisht” shpjegon Bovino.

Pra punëdhënësit ishin bashkëfajtorë në mashtrim’ “Disa po e disa të tjerë jo. Kemi raste të ndryshme punëdhënësish që janë ndihmuar nga dikush tjetër për të paraqitur kërkesën e tyre ‘të vërtetë’ të legalizimit, por të dhënat e tyre janë përdorur për të paraqitur kërkesa të tjera të rreme. Kur ka arritur çasti i takimit në Sportelin Unik të imigracionit kanë zbuluar papritur mashtrimin që është bërë në emër të tyre dhe i janë drejtuar policisë” shton ekspertja e NAGA-s.

Mes punëdhënësve të rremë ka edhe nga ata që kanë qenë në mirëbesim, por nga ana tjetër është e vështirë që të konsiderohen emigrantët e mashtruar vetëm si viktima të pafajshme: faktikisht, kanë paguar për një deklarim të rremë për të mud të marrë një leje qëndrimi për të cilën nuk kishin të drejtë. Fakti që kjo ishte e vetmja rrugë për të legalizuar qëndrimin e tyre pas shumë vjetëve pune në të zezë e shfrytëzimi, është një justifikim që ligjit italian i intereson pak.

Të mashtruarit e kanë një rrugëdalje? “Nuk më duket. Kush u është drejtuar forcave të policisë për të denoncuar ndërmjetësuesit ka marrë dëbimin e kush ka paraqitur paditje te një avokat i besuar ka pak shpresa për të marrë një leje për motive drejtësie. E megjithatë – denoncon Nadia Bovino – shumë avokatë këshillojnë këtë rrugë duke parë si mundësi për të ardhmen konvertimin e lejes së qëndrimit për motive drejtësie në një tjetër për motive pune, që nuk parashikohet nga ligji”.

Elvio Pasca

Lexo edhe: Lejeqëndrime të falsifikuara, 7 arrestime në Genova

Legalizimi i të mashtruarve

Shabani, promotor i artit dhe kulturës shqiptare në botë

Kërkohen në Korçë eshtrat e ushtarëve italianë të vrarë në Luftën II botërore