in

Sanatoria. Nis pritja, ecuria e praktikave ndiqet në internet

Sportelet unike për imigracionin i kanë hyrë punës me kërkesat e paraqitura nga punëdhënësit. Ja si të verifikohet ecuria e praktikës në faqet internet të ministrisë së Brendshme

Romë, 18 tetor 2012 – Tashmë që nuk mund të paraqitet më asnjë kërkesë ka nisur pritja për të gjithë punonjësit dhe punëdhënësit e përfshirë në sanatore.

Ministria e Brendshme u ka përcjellë të gjitha kërkesat Sporteleve unike për imigracionin në territor. Këto do të verifikojnë përmbajtjen e kërkesave dhe do të kërkojnë opininin e Kuesturave dhe të Drejtorive territoriale të Punës. Më pas nëse nuk do të nevojiten integrime të praktikave dhe nëse nuk do të dalë ndonjë pengesë, Sportelet do të thërrasin punëdhënësit dhe punonjësit për lidhjen e kontratës së qëndrimit.

Në pritje, të paktën, do të mund të kontrollohet ecvuria e praktikës. Mjafton të lidhesh me sitin e ministrisë së Brendshme në domanda.nullaostalavoro.interno.it, të shkruash adresën email dhe fjalëkalimin që janë dhënë në çastin e nisjes së kërkesës së legalizimit:

Do të hapet një faqe në të cilën do të shfaqet lista e kërkesave të paraqiura nga punëdhënësi dhe se në ç’pikë është secila prej tyre, e shpjeguar në mënyrë sintetike:

Duke shtypur mbi “Descrizione di dettaglio delle attività” do të arrihet në një faqe me shpjegime më të hollësishme:

Lundrimi për argëtim dhe turizmi detar, mundësi bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë

Lumturimi i flamujve. Në përvjetor të Lumnimit të Nënë Terezës