in

Sanatoria: Për Këshillin e shtetit, dëbimi i dyfishtë nuk është pengesë

30 mijë kërkesa të  sanatores për bashkëpunëtore familjare të shtatorit 2009 u hodhën poshtë për këtë arsye

Romë, 26 shkurt 2011 – me urdhëresën e djeshme nr. 912, Asamblea Plenare e Këshillit të Shtetit ka pranuar apelin kundër urdhëresës negative të Gjykatës administrative të Emilia Romagnas që mohonte legalizimin e punës shtëpiake të parregullt sipas ligjit 102/2009 (ligji i njohur si sanatoria për bashkëpunëtorët shtëpiakë) në rastet kur punojësi i huaj kishte një dënim për klandestinitet, dënim që merret nga i huaji kur nuk ka respektuar një urdhër dëbimi dhe kapet sërish në territorin italian.

Kjo çështje kishte hapur një debat të zjarrtë jurisprudence.
Ministri i Brendshëm Maroni, javën e shkuar, duke u përgjigjur mbi këtë aspekt të sanatores, tha se të paktën 30 mijë kërkesa u hodhën poshtë pikërisht për këtë arsye: punonjësi i huaj qëndrimi i të cilit duhej legalizuar kishte një dënim për klandestinitet.

Vendimi i Asamblesë Plenare të Këshillit të Shtetit  detyron Gjukatat Administrative Krahinore të pranojnë të gjitha kërkesat e këtij lloji duke u dhënë kështu një shpresë familjeve dhe punonjësve të huaj, shpesh viktima mashtrimesh të ndryshme.

Ky vendim është i një rëndësie historike që do të ketë pasoja të ndjeshme në të gjithë sistemin e ligjeve mbi imigracionin dhe veprën penale të klandestinitetit.

Avv. Andrea Maestri, Ravenna

Një buqetë për çdo nuse

Flukset: Përforcime për të mbaruar sa më shpejt