in

Sanatoria rihapet për të vonuarit

Kush ka paguar 1.000 euro brenda 15 tetorit e nuk ka nisur më pas kërkesën e legalizimit, mund të kompletojë tani procedurën. Nga sot deri më 31 janar

Romë, 10 dhjetor 2012 – Thirrja e fundit e sanatores. Por vetëm për familjet dhe ndërmarrjet që kanë paguar kontributin forfetar brenda 15 tetorit dhe, për arsye të ndryshme, nuk kanë nisur kërkesën.

Për ministrinë, ajo pagesë, “mund të konsiderohet manifestim i shprehur i punëdhënësit për të proceduar me legalizimin e marrëdhënies së punës me shtetasin e huaj”, ndaj ministria ka vendosur t’u japë një mundësi të gjithë atyre që janë në këto kushte, duke u lejuar të paraqesin kërkesën e legalizimit, nga sot deri më 31 janar.

Edhe këtë radhë gjithçka bëhet on line, përmes faqeve internet https://nullaostalavoro.interno.it pa pasur nevojë të regjistrohen më parë.

Për t’u futur në sistem duhet të fusin në fushën ‘mail utente’ kodin fiskal apo partita IVA të punëdhënësit siç kanë deklaruar në F24, ndërsa në fushën ‘password’ numrin e dokumentit identifikues të punonjësit i pranishëm edhe ky në F24. Pasi hyjnë në sistem do të kenë në dispozicion formularët EM-DOM për bashkëpunëtorët shtëpiakë dhe EM-SUB për punonjësit e varur.

Elvio Pasca

Remitancat e emigrantëve në kohë krize dhe rëndësia e tyre për Shqipërinë

“Ti parko, na grrith”. Gjetje kosovare kundër parkimeve në vendet e gabuara