in

“Ti parko, na grrith”. Gjetje kosovare kundër parkimeve në vendet e gabuara

Një grup të rinjsh në Prishtinë gërvishtin makinat e parkuara mbi trotuare e vende të tjera ku nuk lejohet parkimi. Nisma e kësaj drejtësie “fai da te” është prezantuar në mes të tetorit në rrjetin social Facebook dhe ka mbi 5 mijë pëlqime

Ti parko, na grrith” është një faqe Facebook, e hapur më 12 tetor dhe që sot ka rreth 5.500 pëlqime i krijuar nga një grup të rinjsh nga Prishtina. Grupi i të rinjve ka nisur një fushatë absolutisht të paligjshme por ndoshta efikase, kundër parkimit të automjeteve në vendet e gabuara. Siç e thotë edhe emri i faqes, kanë vendosur të gërvishtin makinat që gjejnë mbi trotuar apo tjetërkund ku nuk lejohet parkimi.

Dhe e bëjnë vërtet, siç tregojnë videot që të rinjtë botojnë herë pas here në faqe: dikush, të cilit i shihen vetëm duart, duke gërvishtur makinat e parkuara në trotuare.

Mbajtësit e faqes që si informacion mbi veten japin vetëm një frazë: “Kerri (vetura)n’trotuar, grrithja t’vjen falë”, ftojnë të rinjtë të veprojnë si ata në këtë mënyrë: “Hapi 1: E sheh nji kerr t’parkum n’trotuar; Hapi 2: Nxjerr çelsin; Hapi 3: Grrith kerrin, pa t’pa kush (mos ha dajak); Hapi 4: Hec shlirë n’qytetin ton!”. Madje shkojnë edhe më tej kur thonë “Bonus Grrithje: Kerret e Qeverisë”.

Sanatoria rihapet për të vonuarit

Bari Sekuestrohen 80 kg marijuhanë dhe arrestohet një 25-vjeçar