in

Sanatoria – Skeda praktike

Kush mund të paraqesë kërkesën e legalizimit?

Para së gjithash duhet të jetë e qartë që kërkesa për legalizimin e punonjësve të huaj paraqitet nga punëdhënësi jo nga i huaji i parregullt që kërkon të marrë lejen e qëndrimit.

Punëdhënësi që paraqet kërkesë mund të jetë italian, shtetas i Bashkimit Europian ose i huaj me kartën e qëndrimit (atë që sot quhet lejeqëndrim BE për qëndruesit afatgjatë).

Për kë mund të kërkohet legalizimi?

Për punonjësit e huaj të pranishëm në territorin italian, në mënyrë të vazhdueshme, të paktën që prej 31 dhjetorit 2011.

Prania në territorin italian mund të tregohet me dokumentacion tqë lëshuar nga “organizma publikë” si për shembull, një certifikatë mjekësore e repartit të Ndihmës së Shpejtë, një akt notaril, përtëritja apo marrja e pasaportës së re në konsullatën e vendlindjes në Itali.

Kushtet mbi marrëdhënien e punës në të zezë

Marrëdhënia e punës duhet të ketë nisur të paktën tre muaj pëërpara datës së ardhjes në fuqi të ligjit. Do të mund të legalizohen vetëm marrëdhënie pune me orar të plotë, me përjashtim të punës familjare: për bashkëpunëtoret shtëpiake do të kërkohen të paktën 20 orë në javë. Rroga që u duhet garantuar punonjësve që do të legalizohen duhet të jetë jo më e ulët se ato që parashikojnë kontratat kolektive të punës e sidoqoftë më të lartë se çeku social. 

Imigrantë të përjashtuar

Nuk mund të legalizohen me këtë sanatore imigrantët e dëbuar për motive të rendit publik apo të sigurisë së Shtetit dhe kush është dënuar, edhe me snetencë jopërfundimtare, për një nga veprat penale të parashikuara nga neni 380 i kodit të procedurës penale. Legalizimi është i ndalluar edhe për ata që konsidetohen, edhe duke u bazuar në dënime jopërfundimtare, një kërcënim për rendin publik apo të sigurisë së Italisë apo të një vendi tjetër të zonës Shengen.

Punëdhënës të përjashtuar

Nuk mund të përfitojnë nga ky legalizim i punonjësve në të zezë punëdhënësit e dënuar në pesë vjetët e fundit, edhe me sentencë jopërfundimtare, për favorizim të imigracionit klandestin, për shfrytëzim të të miturve dhe të prostitucionit, për “capolarato” apo që janë dënuar pse u kanë dhënë punë imigrantëve të prregullt.

Kur duhet paraqitur kërkesa e a duhet paguar?

Punëdhënësi duhet të paraqesë kërkesë për legalizimin e punonjësve të huaj nga 15 shtatori deri më 15 tetor 2012.

Përpara se të paraqesë kërkesën, punëdhënësi duhet të paguajë një kontribut forfetar prej 1.000 eurosh për çdo punonjës të punësuar në të zezë për të cilët kërkon legalizimin. Në rast se marrëdhënia e punës ka nisur përpara tre muajve të parashikuar nga ligji, punëdhënësi do të detyrohet të paguajë edhe më shumë.

Që të paraqesë kërkesë legalizimi, punëdhënësi duhet të ketë ketë një minimum të ardhurash që dëshmohen me deklaratat fiskale. Një dekret i posaçëm ndërministror që do të aprovohet 20 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit do të përcaktojë në detaje procedurën që duhet ndjekur për paraqitjen e kërkesës (është shumë e mundur që të bëhet on line në sitin e ministrisë së Brendshme, ashtu si rastet e fundit të sanatores e flukseve), kriteret e kontributet e tjera që duhet të paguhen.

Procedura pranë Sportelit Unik për Imigracionin

Sporteli Unik, pasi të jetë verifikuar përmbushja e të gjitha kritereve të parashikuara nga ligji, të ketë marrë mendimin e Drejtorive provinciale të punës dhe të Kuesturave kompetente, do të thërrasë punëdhënësin dhe punonjësin për të nënshkruar kontratën e qëndrimit dhe për t’i dhënë kompletin postar me kërkesën për lejeqëndrim të huajit që ai duhet të nisë me postë. Me firmën e kontratës, punëdhënësi është i detyruar të bëjë komunikimin e punësimit pranë Qendrës së Punësimit apo pranë INPS-it në rastin e punës familjare.

E kredhur në kujtime

Çdo fundjavë, 5 tragete shtesë për linjën Bari-Durrës