in

Sanatoria. Takimet e para për familjet, ndërmarrjet e punonjësit e huaj

Sportelet Unike për imigracionin po japin takimet e para për nënshkrimin e kontratës së qëndrimit, edhe në Romë e Milano. Por është ende shpejt për të thënë si do të vejë këtë radhë

Romë, 8 nëntor 2012 – Sanatoria ka hyrë në fazën e saj të dytë, atë të shqyrtimit të kërkesave të paraqitura tashmë në mbarë Italinë, madje ka nga ata të huaj që janë vërtet një hap lejes së qëndrimit.

Shumë Sportele unike për imigracionin, përfshirë edhe ato që kanë pasur më shumë kërkesa (si Roma e Milano) kanë dhënë datat e para të takimeve me punëdhënësit dhe punonjësit. Kjo do të thotë që, pas pëlqimit të Kuesturës, që verifikon mungesën e motiveve penguese, dhe të Drejtorisë Territoriale të Punës, që përqendrohet kryesisht në kapacitetin ekonomik të ndërmarrjes apo familjes, gjithçka është gati për nënshkrimin e kontratave të qëndrimit.

Natyrisht, takimi në Sportelin Unik nuk është një formalitet i thjeshtë. Pikërisht me atë takim, punëdhënësi duhet të tregojë se ka derdhur taksat e kontributet e prapambetura, ndërsa punonjësi provën e pranisë së tij në Itali të paktën nga viti 2011: “Janë udhëzimet e ministrisë së Brendshme dhe të Avokaturës së Shtetit, por natyrisht dëshmitë do të jenë nga më të ndryshmet e për to do të nevojitet të vlerësohen me kujdes një për një” shpjegon nënprefekti i Romës Ferdinando Santoriello, përgjegjës i Sportelit Unik.

Në kryeqytet takimet e para janë lënë për nga mesi i nëntorit. “Nisim punën me katër operatorë, numër i reduktuar që na lejon të administrojmë deri 40 takime në ditë. Por brenda një kohe të shkurtër operatorët që do të merren me legalizimin do të shtohen. Është ende shpejt të themi kur do të mbarojmë, për më tepër kemi nisur edhe kërkesat e para për integrimin e praktikave dhe duhet të vlerësojmë disa nga kërkesat e hedhura poshtë”, vazhdon Santoriello, që me bashkëpunëtorët e tij duhet të administrojë rreth 14 mijë kërkesat e nisura në provincë.

Edhe në Milano, që me 19 mijë kërkesat mban rekordin e sanatores 2012, janë caktuar tashmë 400 takime, madje të parat janë mbajtur dje. “Kemi vënë në punë pesë sportele, secili prej të cilëve do të administrojë 12 takime në ditë. Kështu që do të mund të trajtojnë rreth 300 kërkesa në javë” njoftojnë nga Sporteli Unik për Imigracionin.

Cisl e Milanos po ndjek rreth 400 punëdhënës dhe po aq punonjës që kanë paraqitur kërkesa për sanatoren përmes operatorëve të patronatit të tij. “U japim informacione mbi dokumentet që duhet të çojnë në Sportellin Unik e mbi të gjithë procedurën. Shpresa është që gjithçka të shkojë mbarë e me shpejtësi: kërkesat janë sa gjysma e atyre të paraqitura në sanatoren e fundit të vitit 2009, urojmë që të përpunohen brenda një viti” thotë përgjegjësi për imigracionin Maurizio Bove.

Elvio Pasca

Heroinat e vështira të Luli Bitrit

Il novembre rossonero di Parma