in

Sanatoria. Vetëm 209 kërkesa për shqiptarët

Deri sot në orën 13.00, janë nisur rreth 12.300 kërkesa, nga të cilat vetëm 1.252 për punonjës të varur, të tjerat për bashkëpunëtorë familjarë

Romë, 19 shtator 2012 – Përditë e më e ngadaltë ecuria e sanatores. Në vend që të shtohen, kërkesat e paraqitura janë çdo ditë e më të pakta. Praktikisht deri sot në orën 13.00 janë insur 12.274 kërkersa legalizimesh, kryesisht për bashkëpunëtorë familjarë dhe vetëm 1.252 për punonjës të varur.

Në tabelën e detajuar e dhënë nga ministria e Brendshme vërehet që për shqiptarë numri është shumë i ulët, vetëm 209 kërkesa: 25% e kërkesave (52) janë për shqiptarë të punësuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe 75% (apo 157 kërkesa) për bashkëpunëtorë familjarë.

Kërkesat janë më të shumta për indianë (2.021 kërkesa), bangalezë (1.942), egjiptianë (1.376), marokenë (1.295) dhe ukrainas (1.091).

Përsa i përket shpërndarjes gjeografike të kërkesave, më të shumtat janë paraqitur në Milano (1.854), Romë (1.755), Napoli (1.566).

Të gjitha tabelat e ministrisë së Brendshme të përditësuara në orën 13.00 të 19 shtatorit 2012

 

 

Elbasan. Zihen gjatë senacës gjyqësore avokati me gjyqtarin

Gjakmarrja, fenomen që ‘vret’ prej shekujsh